LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët serbë protestojnë pas aksionit të arrestimit të Milenkoviq, me thirrje kundër Vuçiqit dhe Listës serbe

Qytetarët serbë protestojnë pas aksionit të arrestimit të Milenkoviq, me thirrje kundër Vuçiqit dhe Listës serbe

Janë mbledhur një numër i qytetarëve serbë në veri, afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës, saktësisht afër lagjes së Boshnjakëve për të protestuar kundër arrestimit të Milun Milenkoviq.

Protestuesit serbë dëgjohen duke brohoritur kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe duke e fyer.

Siç raporton Telegrafi, Njësia Speciale e Kosovës janë mobilizuar dhe janë vendosur në disa zonë të veriut të Mitrovicës.


Pamje nga veriu, Njësia Speciale e Kosovës vendoset në lagjen e Boshnjakëve
Lexo po ashtu Pamje nga veriu, Njësia Speciale e Kosovës vendoset në lagjen e Boshnjakëve

Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi Njësia Speciale janë vendosur te Lagja e Boshnjakëve, te “Kërrshi i Dudës”, që të çon në Jarinjë.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot gjatë ditës se Policia ka arrestuar Milun Milenkoviqin, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale që “ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Ministri gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët policorë, me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset”, ka shkruar Sveçla në Facebook. /Telegrafi/