LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët kritikojnë institucionet për raportin e BE-së (Video)

Qytetarët kritikojnë institucionet për raportin e BE-së (Video)

Komisioni Evropian (KE), një ditë më parë ka publikuar Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë dhe Kosovën. Qytetarët këtë raport po e vlerësojnë me notë negative.

Ata kanë thënë për Telegrafin se mesazhi i Komisionit Evropian është shumë i qartë për Kosovën dhe se qeveria e institucionet përgjegjëse të Kosovës duhet të punojnë më shumë për të mirën e vendit.

Qytetari Ramadan Selimi, ka thënë se raporti i Komisionit Evropian (KE) është me notë negative për Kosovën.


“Është një mesazh shumë i keq për Kosovën. Arsyeja është që me të vërtetë kjo qeveria jonë me këta deputetë tonë, e kanë tepruar me gjëra që po bëjnë për Kosovën. Mund të them një notë shumë negative për Kosovën. Qeveria gjithmonë është e kënaqur, mirëpo nëse e pyetni popullin, populli nuk është aspak”, ka thënë  Selimi.

Edhe Qëndrim Gashi, student në nivelin Master në drejtimin e Integrimeve Evropiane ka thënë se në raport përmendet mbi 130 herë korrupsioni.

Sipas tij, nëse analizohet ky raport del që është negativ për Kosovën.

“ Meqenëse jam student i Master-it i Integrimeve Evropiane e kam lexuar një pjesë, jo krejt, e kam pa që mbi 130 herë përmendet korrupsioni. Edhe nëse bëhet një analizë, thjesht d.m.th del që ky raport është negativ për Kosovën. Realisht qeveria gjithmonë duhet me mbrojt veten, të thotë që ne jemi të kënaqur por mendoj që raporti më i keq deri më tani është ky raport i fundit”, tha ndër të tjera Gashi.

Qytetari Nysret Avdiu, potencoi se qytetarët janë lodh nga këto raporte të cilat janë negative për Kosovën.

“Çka me thonë, është një raport i vlerësuam që jemi lodh me këto raporte, thjesht po ju them s’po di mo.  Për ne është shumë negativ, në atë kuptim se ma na ka lodhë. Unë i di shtetet që ne jemi shumë më të mirë se ato edhe janë anëtarë të BE-së, s’po di çka po ndodh kjo kështu”, u shpreh ai.

E i riu nga Prishtina, Edi Smajli, theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të punoj shumë që t’i përmbushë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Qeveria duhet të punoj shumë më shumë, t’i përmbush të gjitha rregullat e nevojshme që liberalizimi të bëhet sa më parë sepse na duhet shumë dhe na duhet urgjentisht në këtë kohë më shumë si asnjëherë më shumë. Vet po shihni sa shumë rini ka që po presin liberalizimin e vizave dhe janë pa punë”, ka thënë Gashi për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori