Shifra alarmante të numrit të qytetarëve viktima të korrupsionit. Sipas një analize të realizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (QMBN) rezulton që 83 për qind e shqiptarëve të jenë viktima të korrupsionit, derisa tek pala maqedonase kjo shifër arrin në 53 për qind. Qytetarët shprehen skeptik në çrrënjosjen e kësaj dukurie, andaj kërkojnë vetëdijesim më të madhe dhe intervenimin e institucioneve.
“Kjo nuk ndalet, korrupsioni ka qenë dhe do të jetë, këtë nuk ka kush ta ndal. Nuk mundet vetëm shqiptarëve tu kërkohet, kur ka ndonjë punë edhe tjerëve ju kërkojnë, puna është vetëm të punësohen dikund dhe mundet që kërkojnë të holla. Korrupsionin e bëjmë ne vet, jo institucionet.”
“Mendoj se korrupsioni është prezent gjithkund, sidomos në vendet ballkanike korrupsioni është i padiskutueshëm. Fajin më të madh e kanë ata në qeverisje, Qeveria e ka fajin më të madh për këtë. Duhet të bëhet vetëdijesimi i gjithë qeveritarëve, zyrtarëve si dhe vetëdijesimi i qytetarëve.”
“Por ka ende korrupsion. Me kohën besoj do të pakësohet por nuk besoj të çrrënjoset.”
Sociologët mendojnë se numri i lartë i shqiptarëve të korruptuar vjen si rezultat i asaj që shqiptarët gjatë viteve janë ndjerë të lënë anash dhe kanë tentuar që në mënyra të ndryshme të kryejnë shërbime dhe të avancohen në vende pune. Socilogu Ali Pajaziti thekson se duhet të ndryshohet mentaliteti i popullit si dhe politikanëve që të luftohet korrupsioni.
Shqiptarët historikisht në këtë shtet kanë qenë qytetarë të dorës së dytë dhe tek ata është formuar një kulturë ose një mentalitet se për të kryer ndonjë punë ose ndonjë shërbim duhet që të paguhet. Duhet bërë një vetëdijesim më i madh. Mund të bëhet ndryshim edhe me sjelljet e politikanëve tanë të cilët për fat të keq deri më sot në praktikën e tyre nuk kanë treguar një vetëdije antikorruptive – deklaroi Ali Pajaziti, sociolog.
Sipas këtij hulumtimit të realizuar nga QMBN-ja del se gjykatat, doganat, Ministria e shëndetësisë dhe Prokuroria janë institucionet ku korrupsioni është më i theksuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
Forcimi i mbrojtjes ajrore e raketore, Shqipëria e Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
Kosova pa 193 njohjet e premtuara