Përfituesit e skemës sociale në Republikën e Kosovës nga sot do të kenë mundësi të tërheqin mjetet e tyre për dy muaj, në bazë të vendimit të marrë nga kryeministi Albin Kurti, i cili ka deklaruar se mjetet e muajit të dytë do tu falen personave që jetojnë me asistencë sociale.

Në radhë për të marrë këto mjete, mëngjesin e së martës janë parë edhe qytetarët e Pejës.


90695214 2886585271417971 7594263677029580800 n

Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi shihet se qytetarët po i respektojnë rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndestësisë Publike, duke mbajtur distancën prej 2 metrash mes njëri-tjetrit. /Telegrafi/

90511169 509027656454986 2081024045616201728 n