LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë janë për anëtarësim në NATO, por vetëm si Republika e Maqedonisë

Qytetarët e Maqedonisë janë për anëtarësim në NATO, por vetëm si Republika e Maqedonisë

Qytetarët e Maqedonisë edhe më tej janë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, edhe atë (61.5%), por kur çështja do të vendoset në kushte të pranimit nën referencën IRJM ose në ndryshimin e emrit, atëherë mbështetja për anëtarësim të tillë ndjeshëm bie. Ajo çka është interesante në anketën e ‘MKD-së‘ e realizuar në bashkëpunim me agjencinë ‘Brima-s’, është ideja për neutralitet të Maqedonisë, nënbarazi e pranuar edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen ‘a do të përkrahnit ose jo që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s?’, 61.5% nga të anketuarit janë përgjigjur për ‘po’, ndërsa 26.1% janë kundër. Nëse shihet nga aspekti etnik i të anketuarve, 55.2% nga maqedonasit janë për ‘po’ dhe 32% janë për jo, ndërkaq shqiptarët 77.4% janë përgjigjur me ‘po’, kurse 13.2% kanë thënë ‘jo’.

Në pyetjen që nëse do të pranonit që Maqedonia të anëtarësohet në NATO nën referencën IRJM, mbështetja bie-34.9% nga të anketuarit janë ‘për’, ndërkaq kundër janë 41.9%. Kundër çfarëdolloj të anëtarësimit në NATO janë 10.8%. Edhe këtu nëse shihet nga aspekti etnik, 73.5% e shqiptarëve të anketuar, nuk e kanë problem që Maqedonia të pranohet në NATO me referencën IRJM, kurse vetëm 18.6% e maqedonasve kanë dhënë përgjigje pozitive për anëtarësim në NATO.


Edhe më i madh është dallimi kur bëhet fjalëm kushti për ndërrimin e emrit të shtetit. Për anëtarësim të tillë vetëm 27.4% e të pyeturve pajtohen, kurse 51.3%, janë kundër. 68.9% janë “kundër” që ta ndërrojnë emrin me kusht që të anëtarësohen në NATO, ndërkaq 76.3% e shqiptarëve janë ‘për’ ndërrimin e emrit që Maqedonia të anëtarësohet në NATO.

Rezultatet nga ky hulumtim janë marrë në kuadër të të gjithë vlerësimit të Brima. Mundësia për gabim arrinë +/-2.82% në nivel të besueshmërisë nga 95%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori