LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë edhe këtë vit do të shkojnë për punë sezonale në Kroaci

Qytetarët e Maqedonisë edhe këtë vit do të shkojnë për punë sezonale në Kroaci

Një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë larguar për punë sezonale jashtë vendit edhe këtë pranverë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë duke kërkuar punë në Kroaci.

Disa prej tyre tashmë janë larguar, ndërsa të tjerët do të largohen deri në fund të muajit. Ata kërkojnë punë jashtë vendit për shkak të papunësisë, çmimeve të larta dhe pakënaqësisë me pagat në Maqedoni.

Në vitin 2021 në Kroaci janë lëshuar 5.925 leje pune dhe qëndrimi për qytetarët nga Maqedonia e Veriut, ndërsa vitin e kaluar gati dyfishi ose 10.053, shkruan “Deutsche Vele”.


“Miqtë e mi janë larguar një muaj më parë, sepse janë të angazhuar në hotele që hapin dyert për sezonin e ri nga prilli. Unë filloj punën në qershor. Erdha për herë të parë në Kroaci për punë sezonale në vitin 2021, përmes një kompanie ndërmjetëse. Vitin e kaluar nuk kisha më nevojë për ndërmjetësim, sepse negociova drejtpërdrejt me pronarët e lokalit ku punoja si kamarier. Unë isha i kënaqur me pagesën dhe kushtet, dhe ata ishin të kënaqur me punën time. Unë do të shkoj në të njëjtin vend”, tha për Deutsche Welle-n një qytetar nga Shkupi, i cili po përgatitet të niset për në Zadar.

Sipas tij, nuk ka nevojë që kompanitë e ndërmjetësimit të gjejnë punë në Kroaci.

Kompanitë e Maqedonisë të ndërmjetësimit thonë se gjatë sezonit veror më të kërkuarit janë kamarierët, kuzhinierët, punëtorët e kuzhinës, personeli i hotelit dhe higjienistët, por kërkohen edhe ndërtues, infermiere, shitës, kujdestarë, shoferë dhe punëtorë në magazinë.

“Por, jo gjithmonë bëhet fjalë për personat që largohen për punë sezonale për shkak të papunësisë. Ka edhe punonjës të sektorit publik që marrin leje pa pagesë për të punuar sezonalisht jashtë vendit”, sqarojnë ndërmjetësit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori