LAJMI I FUNDIT:

QSHP Tetovë: Nëntë raste të reja me Covid-19

QSHP Tetovë: Nëntë raste të reja me Covid-19

Qendra për Shëndet Publik (QSHP) në Tetovë informon se janë regjistruar nëntë raste të reja me Covid-19 në Tetovë.

Prej tyre, gjashtë janë në Komunën e Tetovës dhe tre në Komunën e Zhelinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komuna e Zhelinës kishte pak raste, por rezultatet e reja tregojnë klaster të ri. Tre raste të reja, që janë infektuar pas kontaktit me tashmë të infektuar. Të gjithë janë të izoluar dhe kontaktet e tyre do të kërkohen dhe merren në pyetje, ndërsa rezultatet do të dihen gjatë ditëve të ardhshme”, tha Naim Skenderi, nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë.


Ai tha se rastet e reja nuk paraqesin vatër të re.

“Shumica janë infektuar për shkak të kontaktit me tashmë të infektuarit. Ndoshta është lajm i mirë, pasi kemi klastere të njohur prej ku vijnë rastet e reja me Covid-19. Për shembull kemi një foshnje 4 muajshe dhe një fëmijë 4 vjeçar, që janë infektuar nga prindërit e tyre. Këto janë raste të para dy ditëve. Të gjithë janë shembuj asimptomatik”, tha Skenderi.

Ai potencoi se situata në Komunën e Tearcës po stabilizohet, e cila vlerësohej si vatër e madhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori