LAJMI I FUNDIT:

Qendra e Studentëve vendos t’ua kthej nga 30 euro depozitë të gjithë studentëve që banojnë në konvikte

Qendra e Studentëve vendos t’ua kthej nga 30 euro depozitë të gjithë studentëve që banojnë në konvikte

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar studentët të cilët banojnë në konvikte dhe janë të liruar nga pagesa për strehim dhe ushqim për vitin akademik 2019-2020, dhe të cilët u përkasin kategorive të ndryshme, për shkak të situatës pandemike të krijuar në vend, këtë vit do t’u kthehet depozitë në vlerë prej 30 eurosh.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka thënë për Telegrafin se kthimi i këtyre mjeteve po bëhet për shkak të situatës me pandeminë.

“Çdo student që vendoset në konviktë paguan një depozitë prej 30 eurosh. Nëse bënë dëme gjatë kohës sa qëndron në konvikte, vlerësohet dëmi dhe ndalet një shumë prej atyre 30 eurove. Kemi vendos që mos me ju ndal asgjë dhe me ua kthye këto mjete. Zakonisht i kthejmë gjatë muajit korrik por këtë vit kemi vendos me i kthy më herët për shkak të situatës”, ka thënë Sfishta.


Sfishta ka treguar se viteve të kaluara këto mjete nuk u janë kthyer studentëve që kanë qenë të liruar nga pagesa, ndërkaq këtë vit kjo depozitë do tu kthehet të gjithë studentëve.

“Gjatë viteve të kaluara nuk ju kemi kthyer studentëve që kanë qenë të liruar nga pagesa, kurse këtë vit kemi vendos edhe këtyre me ua kthy. Pra nga 30 euro do t’u kthehen edhe studentëve që janë të liruar nga pagesa edhe atyre që s’janë”, u shpreh Sfishta.

Për të marrë këtë depozitë, studentët duhet të dërgojnë-skanojnë në e-mail adresa këto dokumente:

– Letërnjoftimin në të dy anët .
– Kartelën bankare personale me nr. të xhirollogarisë aktive (ose vërtetimi nga banka, që vërteton xhirollogarinë).

Afati për dërgimin e të dhënave fillon nga data 27.05.2020 dhe përfundon me 05.06.2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Lajme
Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Lajme
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Kronika e Zezë
Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Politikë
Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Lajme
Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori