LAJMI I FUNDIT:

Qindra të arrestuar në Shtetet e Bashkuara, derisa protestat kundër vdekjes së njeriut me ngjyrë George Floyd kanë hyrë në ditën e pestë

Qindra të arrestuar në Shtetet e Bashkuara, derisa protestat kundër vdekjes së njeriut me ngjyrë George Floyd kanë hyrë në ditën e pestë

Protestat e dhunshme që po zhvillohen prej pesë ditësh në Shtetet e Bashkuara, kanë bërë që të arrestohen qindra protestues.

Gjithçka filloi pasi burri me ngjyrë George Floyd, është mbytur mizorisht nga një polici që ia ndau frymën, duke ia vënë gjurin në fyt derisa po e arrestonte, transmeton Telegrafi.

Associated Press raporton se deri më tani, janë arrestuar 1,699 persona, në 22 shtete të ndryshme, ku po zhvillohen protestat. Rreth një e treta e arrestimeve, janë kryer në Los Angeles, ku u ndezën zjarre të shumta në pjesë të ndryshme të qytetit.


Në shumicën e rasteve, policia e ka të pamundur t’i ndalojë protestuesit, që tregohen shumë agresiv, derisa provojnë t’ju kundërvihen forcave të rendit.

Pamjet shqetësuese të shpërndara më herët, e tregojnë një protestues që e grabitë një armë nga një makinë policore, që ishte përfshirë nga flakët. Të pranishmit mbetën të frikësuar, me atë që do të ndodhte më pas, por nuk është shkrepur asnjë plumb.

Gjendja në rrugët e shumicës së Shteteve të Bashkuara ka dalë prej kontrolli, derisa në protesta kundër racizmit po marrin pjesë edhe njerëz të tjerë që kanë pakënaqësi me qeverisjen aktuale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori