Qindra hebrenj Hasidic, të cilët u nisën për një pelegrinazh në shtetin ukrainas, janë bllokuar në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për shkak të kufizimeve të coronavirusit.

Ata duan të shkojnë në qytetin qendror ukrainas të Umanit për Vitin e Ri Hebre, i cili festohet në fundjavë dhe pelegrinazhet vizitojnë varrin e Rabini Nachman, i cili ringjalli lëvizjen Hasidic në Shekullin XIX-të.


38819e76 2b8b 48d5 a935 9550723b4411

"Unë kalova natën në autobus, por shumica e tyre [pelegrinë të tjerë] kaluan natën mu në rrugë, disa mblodhën degë në pyll dhe ndezën zjarre", deklaroi njëri prej tyre për reutersin.

"Ne nuk kemi as ushqim as ujë, kemi fëmijë me vete, rreth 100 fëmijë", shtoi ai.

Ukraina ka vendosur një ndalim për hyrjen e të huajve nga fundi i gushtit deri në fund të shtatorit për shkak të pandemisë. /Telegrafi/