LAJMI I FUNDIT:

Qindra besimtarë ortodoksë në Strugë festuan pa maska dhe pa largësi trupore

Qindra besimtarë ortodoksë në Strugë festuan pa maska dhe pa largësi trupore

Pandemia e shkaktuar nga coronavirusi, si dhe gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, nuk i ndaloi disa qytetarë nga Struga dhe Kishën Ortodokse të Maqedonisë që të mbajnë kortezhin tradicional.

Qindra qytetarë ecën rrugëve, disa prej tyre pa maska por edhe pa mbajtur largësi trupore me njëri-tjetrin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Një veprim i tillë nxiti revoltë në opinion, duke e dënuar këtë veprim.


Nga incizimet gjatë mbajtjes së liturgjisë mund të shihet persona që nuk mbajnë pajisje mbrojtëse, edhe pse është e domosdoshme për shkak ka mundur të mbahet largësia trupore. Krahas të pranishmëve kishte edhe polici, por nuk i paralajmëronin qytetarët për shkelje të rregullave qeveritare dhe nuk i dënuan për mosmbajtje të maskave.

Liturgjia në Strugë mbahet çdo vit një ditë pas festës së Shën Gjergjit.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim ku ndalohet mbledhja e më shumë se 5 personave në një vend. Gjithashtu është e obligueshme mbajtja e maskave në hapësira të hapura në vendet ku mund të mbahet distanca fizike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori