LAJMI I FUNDIT:

Qeveria do të shkarkojë bordin drejtues dhe menaxhmentin e M-NAV

Qeveria do të shkarkojë bordin drejtues dhe menaxhmentin e M-NAV

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas konsultimeve me ministren e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski lidhur me situatën e krijuar në ndërmarrjen e fluturimeve civile M-NAV për të martën më 9 janar ka caktuar mbledhjen e radhës të Qeverisë ku do të propozohen dhe miratohen disa vendime për zgjidhjen e situatës në këtë institucion të rëndësisë së veçantë.

Në njoftim thuhet se “i tërë menaxhmenti dhe të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues duhet të shkarkohen. Të hapet një procedurë urgjente për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të menaxhmentit dhe bordit të drejtorëve në një proces publik, transparent dhe të përcaktuar me ligj”.

Në të njëjtën kohë, Kovaçevski do t’i bëjë thirrje Prokurorisë Publike, Zyrës Shtetërore të Auditimit, Policisë Financiare dhe organeve ndërkombëtare të kontrollit të trafikut ajror që të bëjnë një auditimi të operacioneve të mëparshme të M-NAV.


“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski dhe Qeveria në punën e tyre udhëhiqen nga interesi suprem për sigurinë e qiellit të Maqedonisë dhe funksionimin e trafikut ajror të pasagjerëve dhe ushtarakëve”, njoftuan nga Qeveria.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori