Janë bërë më shumë se dy javë që kur kryeministri Albin Kurti iu ka premtuar shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, se do t’i dërgojë një propozim-ofertë në formë të shkruar lidhur me kërkesat e tyre për pensione.
Megjithatë, Qeveria ende nuk ka dërguar një ofertë të tillë te veteranët.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu thotë për KosovaPress, se ekzekutivi ka finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajnë me përfaqësuesit e organizatave dala nga lufta e UÇK-së.
“Në takimin me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës që kryeministri Kurti ka mbajtur në zyrën e tij është ritheksuar përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së. Në takim janë prezantuar edhe propozimet e Qeverisë në këtë drejtim, të cilat propozime u dorëzohen përfaqësuesve të këtyre organizatave edhe në formë të shkuar. Ne kemi finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor dhe brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajmë me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës”, thotë Kryeziu në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.
Nënkryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Bilalli, thotë se deri të premten nuk kanë pranuar asnjë propozim me shkrim nga Qeveria.
Billalli thotë se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, këto shoqata do të organizojnë sërish protesta në ditën kur do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për pagën minimale.
“Asnjë herë nuk do të largohemi nga kërkesat tona, që janë kërkesa minimale dhe është turp për qeverinë me bërë kaq shumë zhurmë për asgjë hiq. Mirëpo jemi mësuar me këtë qeveri, për deklaratat e tyre… Qeveria e ka gabim, është hyrë në një rrugë pa kryer, organizatat e dala nga lufta nuk do lëshojnë pe deri në pikën e fundit për kërkesat e tyre. Kërkesat janë legjitime”, thotë ai.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti në konferencën për media më 18 qershor, një ditë pas takimit me drejtues të shoqatave të dala nga lufta, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do t’i dorëzojnë organizatave të dala nga lufta propozimin e tyre si zgjidhje për kërkesat e tyre.
“Propozimet me shkrim do t’i dërgohen sa më shpejtë që të mundemi, gjatë javës së ardhshme patjetër, dhe bashkë me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve jemi duke punuar në një propozim konkret, ofertë përmbajtjesore me shkrim, të qartë për organizatat e dala nga lufta. Jam i hapur dialog, për komunikim, për kontakte të rregullta, zyrën time e kanë të hapur për të gjitha takimet dhe dilemat që mund t’i kenë, por në të njëjtën kohë e shpreh edhe përkushtimin tim, jo vetëm me këtë çështje, se Qeveria e Kosovës është e interesuar që UÇK të trajtohet me dinjitet edhe sa i përket zhvillimit socio-ekonomik të vendit tonë, por edhe sa i përket aspektit institucional e demokratik të shtetit të pavarur të Kosovës. Pra, nuk duam rritje ekonomike e mirëqenie pa veteranët, dhe nuk duam demokraci e pavarësi pa veteranët, e duam me ta”, ka thënë Kurti.
Takimi i drejtuesve të shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Qeveri me kryeministrin, Albin Kurti kishte ardhur një ditë pas protestës së veteranëve të organizuar para Kuvendit të Kosovës, ndonëse pas takimit veteranët kanë theksuar se nuk ishin pajtuar me asnjë nga pikat e shefit të ekzekutivit.
Nga protesta e 16 qershorit ishte ndërprerë edhe seanca e kuvendit, derisa deputetët e PDK-së dhe AAK-së, nuk kishin lejuar që ajo të mbahet, duke bllokuar foltoren e Kuvendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025