LAJMI I FUNDIT:

Qeveria serbe shkarkon drejtorin e vetëm shqiptar të shëndetësisë në Preshevë, në vend të tij emëron një mjek serb

Qeveria serbe shkarkon drejtorin e vetëm shqiptar të shëndetësisë në Preshevë, në vend të tij emëron një mjek serb

Ministri Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar me një vendim që nuk ka shumë transparencë ka shkarkuar Driton Salihun, drejtorin e deritashëm të shëndetësisë në Komunën e Preshevës.

Ky shkarkim i Salihut nga ana e Qeverisë së Serbisë dëshmon para së gjithash sesa i dëmshëm është modeli i sotëm centralizues i Republikës së Serbisë, ku Qeveria Republikane në Beograd vendos çdo gjë në fushat jetike të qytetarëve e komunave, si në çështjet e sigurisë, ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë etj, thuhet mes tjerash në reagimet e partive shqiptare në Preshevë.

Ndryshe, Salihu, në një postim në Facebook ka thënë se nuk ka marr asnjë arsye për shkarkimin e tij.


Lexo postimin e plotë:

Sot, me një vendim të ministrit të Shëndetësis z. Lonçar pa asnjë arsye jam shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.

Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiq.

Shfrytëzoj rastit t’i falënderoj të gjithë stafin mjekësor të shtëpisë së shëndetit për bashkëpunimin e frytshëm këto vite sa isha udhëheqës i këtij institucioni.

Gjithashtu falënderoj gjithë pacientët si dhe qytetarët e Komunës së Preshevës për përkrahjen në këto situata të rënda gjatë pandemisë globale me Covid-19.Zoti ju ruajt. Ruajeni shëndetin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori