LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Kurti me Plan Kombëtar për Zhvillim, synon përmirësimin e qeverisjes

Qeveria Kurti me Plan Kombëtar për Zhvillim, synon përmirësimin e qeverisjes

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, synon të kalojë në një platformë të re planifikimi – respektivisht Planin Kombëtar për Zhvillim (PKZH).

Para kabinetit qeveritar të martën, Kurti tha se kalimi në këtë platformë do të përmirësojë ndjeshëm vlerësimin e performancës së Qeverisë.

“Duam t’i integrojmë bashkë strategjinë kombëtare për zhvillim dhe planet strategjike e operacionale të Zyrës së kryeministrit dhe ministrive. T’i bëjmë bashkë këto dyja në një platformë të vetme”.


“Kalimi në Planin Kombëtar për Zhvillim do ta lehtësojë planifikimin dhe mbi të gjitha do ta përmirësojë ndjeshëm mbikëqyrjen dhe vlerësimin e performancës së Qeverisë”, deklaroi ai.

Tutje, shtoi se PKZH-ja do të ndikojë në përmirësimin substancial të qeverisjes në përgjithësi.

“Pritet nga të gjitha ministritë dhe ZKM-ja që të bashkëpunojnë në mënyrë aktive. 10 punëtori do të organizohen gjatë javës së fundit të tetorit (25 tetor-1 nëntor ) dhe dy javët e fundit të nëntorit (17-30 nëntor) për këtë çështje”, përfundoi Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori