Qeveria e Kosovës në detyrë në mbledhjen e saj të mbajtur mbrëmë ka miratuar vendimin për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, si dhe ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve.
Sipas njoftimit, bordi i përkohshëm përbëhet nga Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor; Luan Matoshi, drejtor; Miranda Zherka, drejtore dhe Urim Gashi, drejtor.
Kabineti qeveritar në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin me të cilin është emëruar Shpend Gjugja, drejtor në bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A., transmeton Telegrafi.
Qeveria po ashtu ka ndarë mjetet financiare për pagesën e pagave bruto dhe kontributit pensional për punonjësit e Lotarisë së Kosovës. Për këtë janë ndarë 151299.95 euro.
“Pas shqyrtimit të kërkesës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave bruto si dhe kontributit pensional të punëdhënësit për punonjësit e Lotarisë së Kosovës Sh.A. Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020”, thuhet në njoftim.
Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria ka vendosur të shtyjë afatin e paraparë për paraqitje të raportit nga Grupi i ekspertëve të pavarur për dizajnimin dhe përgatitjen e parimeve për reformën e Vetingut në sistemin e drejtësisë, deri më 10 korrik 2020.
Është miratuar edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vjet, ka njoftuar Qeveria.
Komunikata e plotë e Qeverisë:
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhjen e 37-të, me kërkesën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë.
Vendimi i parë i miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme ishte ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.
Sipas plotësimeve dhe ndryshimeve të këtij vendimi, në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorët ekonomik nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.
Vendimi mbetet në fuqi për afat të pacaktuar, ndërsa nuk mund të njihet si person juridik një shoqëri tregtare e themeluar sipas rregullave të autoriteteve në Serbi, por vetëm në pajtim me Ligjin për shoqëritë tregtare.
Në vazhdim të mbledhjes është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh. A.
Qeveria ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve në këtë përbërje:
1. Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor;
2. Luan Matoshi, drejtor;
3. Miranda Zherka, drejtore; dhe
4. Urim Gashi, drejtor.
Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin me të cilin është emëruar Shpend Gjugja, drejtor në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave bruto si dhe kontributit pensional të punëdhënësit për punonjësit e Lotarisë së Kosovës Sh.A. Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020.
Me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria ka miratuar vendimin me të cilin ka vazhduar afatin e paraparë për paraqitje të raportit nga Grupi i ekspertëve të pavarur për dizajnimin dhe përgatitjen e parimeve për reformën e Vetingut në sistemin e drejtësisë, deri më 10 korrik 2020.
Ka marr miratimin e kabinetit qeveritar edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij