LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Haradinaj pritet të ketë 70 zëvendësministra

Qeveria Haradinaj pritet të ketë 70 zëvendësministra

Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Ramush Haradinaj, pritet të shënojë rekord tjetër në emërimin e zëvendësministrave.

Deri më tani, Qeveria Haradinaj ka emëruar 50 zëvendësministra. Sipas Haradinajt, kjo nuk shkakton humbje të mjeteve të buxhetit, “për shkak se dinamika e punës është ndryshe nga e kaluara”.

Por, kjo shifër nuk do të jetë vendimtare, pasi që kryeministri pritet që në ditët në vazhdim të emërojë edhe 20 zëvendësministra të rinj, e që numri i përgjithshëm i tyre do të shkojë në 70.


Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se në mesin e këtyre zëvendësministrave të rinj që pritet të emërohen, 16 do të jenë vetëm nga Partia Demokratike e Kosovës pasi që, siç thonë burimet, “në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje PDK-së i takojnë gjithsejtë 21 zëvendësministra, e deri tash janë emërua vetëm katër”.

Telegrafi po ashtu ka mësuar se në mesin e emrave që pritet të emërohen në postin e zëvendësministrit nga PDK-ja, pritet të jenë: Rafet Rama, Avni Kastrati, Shaip Muja, Bislim Zogaj, Fadil Nura, Rexhep Hoti, Mevludin Krasniqi etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori