Qeveria e RMV-së do të duhet t’i dorëzojë Kuvendit plan veprimi për sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nëpër institucione

Komisioni parlamentar për përfaqësim të drejtë i kërkon qeverisë plan veprimi për të siguruar përfaqësim të drejtë etnik në institucionet shtetërore. Ky plan do të shërbejë edhe si pikënisje për punën e komisionit, i cili raportin e parë të tij duhet ta dorëzojë në janar të vitit të ardhshëm. Edhe pse pritej që seanca e parë e komisionit të ishte më dinamike, pas të gjitha përplasjeve politike në periudhën e kaluar pas shfuqizimit të balancuesit, ajo në fakt, ishte e qetë dhe e shkurtër.
“Komisioni t’i dorëzojë qeverisë kërkesë për dorëzim të planit aksionar për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive në organet e pushtetit shtetëror. Normalisht, duhet bashkërisht të vendim për afatin deri kur të dorëzohet ky plan. Mendoj se gjysma e dhjetorit është koha e mjaftueshme, nga sot deri në gjysmën e dhjetorit, afat 30-ditor për qeverinë”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i komisionit për përfaqësim të drejtë.
Kuvendi, me një marrëveshje paraprake mes OBRM-PDUKM-së dhe Frontit Evropian, formoi Komisionin parlamentar për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive në 2 tetor.
Kryetar i komisionit është Talat Xhaferi kurse nënkryetar është Musa Xhaferi. 7 anëtarë janë nga OBRM-PDUKM-ja, Antonio Milloshoski, Aleksandar Veljanovski, Dragan Kovaçki, Gjorgjija Sajkovski, Dafina Stojanoska, Dragan Nedelkoviq dhe Mile Lefkov, një nga VLEN, Salim Sulejmani, dy nga Fronti Evropian, Ilir Demiri dhe Sali Murat, dhe dy nga LSDM-ja, Fatmir Bytyqi dhe Sonja Mirakovska.
Qëllimi i tij është të japë mendim, rekomandime dhe konkluzione të cilat duhet të zbatohen nga organet shtetërore dhe institucionet e tjera dhe do të shërbejë sim jet për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë.
LSDM-ja fillimisht ishte kundër, duke e cilësuar si një marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, megjithatë gjatë formimit, votoi “për”.
Të gjitha përplasjet për përfaqësimin e drejtë morën vëmendjen pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa nene të ligjeve të administratës dhe mekanizmin e përfaqësimit të drejtë të njohur si balancues.
Praktikisht, institucionet më nuk do të hapin konkurse ku si kusht do të jetë edhe deklarimi i përkatësisë etnike. Edhe pushteti, edhe opozita, pas këtij vendimi të Gjykatës, kanë paralajmëruar propozim-ligje të reja, me të cilat thonë se do të sigurohet përfaqësimi i drejtë, si kategori kushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë