LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së propozon rritjen e pagave për prokurorët dhe anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë

Qeveria e RMV-së propozon rritjen e pagave për prokurorët dhe anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë me ministrin Nikolla Tupançeski propozon rritje të pagave të prokurorëve publikë dhe anëtarëve të Këshillit për prokurorë publikë.

Këto ligje të propozuara janë në rend dite të seancës së sotme, të cilat do të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Sipas burimeve parlamentare, është përcaktuar nevoja për miratimin e këtyre ligjeve, të cilat më pas duhet të kalojnë nëpër komisione, ndaj këto ligje duhet të miratohen pas Vitit të Ri.


Këto ligje u propozuan në maj 2022, kur sondazhet treguan besim te gjyqësori në tetë për qind, dhe sondazhi më i fundit i IRI-së tregoi 4 për qind besim në gjyqësor.

Portali “SDK.MK” njofton se qeveria propozon rritjen e pagave të anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, dhe sipas asaj që shkruhet në projektligj, qëllimi i ndryshimeve të propozuara ligjore është ngritja e sistemit të pagave të anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë, në përputhje me kuptimin dhe reputacionin e funksionit që kryejnë, peshën e punës dhe përgjegjësinë e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori