LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RM-së: Plani 3-6-9 është rrumbullakësuar në afatin e paraparë

Qeveria e RM-së: Plani 3-6-9 është rrumbullakësuar në afatin e paraparë

Në përfundimin e muajit të nëntë, Qeveria i rrumullakëson reformat nga Plani 3-6-9. Pjesa më e madhe e aktiviteteve për të cilat është kompetente Qeveria, janë kryer. Mbetet vetëm përfundimi i procedurës në Kuvend për propozimet e fundit pvr ndryshime dhe plotësim të disa zgjidhjeve ligjore, gjë që mbetet të përmbyllet deri në mesin e muajit të ardhshëm, informojnë nga Shërbimi për shtyp i Qeverisë së Maqedonisë.

Nga Qeveria theksojnë se reformat në kuadër të Planit 3-6-9 janë përmbyllur në afatin e paraparë dhe i kanë përshpejtuar proceset e integrimit të Republikës së Maqedonsië drejt BE-së dhe NATO-s.

“Në ditën e sotme rrumbullakësohet periudha e paraparë për realizimin e projekteve urgjente reformatore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Planit 3-6-9, që u promovua më 5 korrik të vitit 2017, vetëm 1 muaj pas fillimit me punë të Qeverisë aktuale. Plani 3-6-9 ishte projekt për kthim të shpejtë në proceset euro-atlantike, rimëkëmbje të funksioneve të institucioneve pas krizës politike dhe për nisjen dhe zbatimin e reformave në fushat kyçe që dolën nga raportet e grupit të ekspertëve të lartë të Reinhard Priebe dhe konkluzat e negociatave të Përzhinos”, thuhet në kumtesën e Qeverisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori