Ditë më parë ish-kryetari i Komisionit për Veriun në KK të Mitrovicës, Vesel Neziri, ka deklaruar se rreth 200 metra larg murit që është ngritur së fundi pranë urës së lumit Ibër në Mitrovicë, serbët kanë nisur ndërtimin e një objekti tjetër.
E që sipas tij ndërtimi i objektit po bëhet për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.
Por, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk kanë njohuri për këtë ndërtesë, e cila tashmë ka filluar të ndërtohet dhe përgjegjësinë mbi këtë objekt po ia hedhin njëri-tjetrit.
Indeksonline ka kontaktuar me zyrën për media të Qeverisë së Kosovës, të cilët thanë se për këtë çështje duhet të bisedohet me Ministrinë e Drejtësisë ose Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.
“Për diçka konkrete drejtojuni Ministrisë së Dialogut apo Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të cilët kanë inspektuar punimet ditë më parë”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi për media në Qeverinë e Kosovës, Faton Abdullahu.
Edhe ministrja e Dialogut thotë së ndërtimet e tilla janë kompetencë e MMPH-së. Ajo gjithashtu sqaron se në marrëveshjen e Brukselit për asociacionin nuk bënë pjesë çështja e ndërtesës.
“Drejtojuni Ministrisë së ambientit dhe planifikimit hapësinorë për ndërtim të tilla. Ne marrëveshjen e Brukselit për asociacionin nuk bënë pjesë çështja e ndërtesës”, ka qenë përgjigja e Tahirit për Indeksonline.
Por këtë e mohojnë në MMPH.
Atdhe Stefa nga Zyra për komunikim me publikun në këtë ministri, thotë se ata nuk janë në dijeni për këtë objekt dhe se kjo nuk është nën kompetencën e tyre.
“Ne lidhje me pyetjet e parashtruara ju njoftojmë se Inspektorati i MMPH-së nuk është ne dijeni rreth këtij objekti. Inspektorati i MMPH-së është përgjegjës për inspektim të objekteve që i takojnë kategorisë së tretë ndërsa objektet që i takojnë kategorisë së parë e të dytë janë në kompetencë të Komunave. Prandaj për një informatë të tillë ju rekomandojmë t’i drejtoheni Zyrës Administrative në Pjesën Veriore të Mitrovicës”, thuhet në përgjigjet e MMPH-së.
Ditë më parë shefja e Zyrës Administrative, Adriana Hoxhiq, ka thënë për Indeksonline se ky objekt ka filluar të ndërtohet pasi Bashkimi Evropian ka kryer të gjitha procedurat për tenderimin.
“Ne deri tani kemi paguar qira dhe pas decentralizimit Komuna e Mitrovicës është ndarë në dy administrata, në jug dhe veri. Me këtë decentralizim ndërtesa e komunës ka mbet në territorin e jugut kështu që veriu ishte në mungesë të një objekti. Për këtë arsye ka filluar ndërtimi për komunën veriore unë sa e di”, është shprehur ajo.
Më tej, Hoxhiq pati treguar se pas përfundimit të punimeve i gjithë stafi zyrtar në veri do të shpërngulet në objektin e ri./Indeksonline/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit