LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës dërgon një ekip shpëtimi në Shkup

Qeveria e Kosovës dërgon një ekip shpëtimi në Shkup

Republika e Kosovës e ka mbështetur me një ekip shpëtimi menaxhimin e fatkeqësisë natyrore në Shkup, ku deri tani janë shënuar 22 viktima nga përmbytjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me rastin e vërshimeve në Shkup dhe pas kërkesë së shtruar nga Drejtoria për Mbrojte dhe shpëtim e Republikës së Maqedonisë, një ekip i Republikës së Kosovës nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot është nisur për të mbështetur Republikën e Maqedonisë në menaxhimin e kësaj fatkeqësie natyrore.

Drejtori i përgjithshëm i AME, Fadil Kodra, e ka përcjellë këtë ekip duke e udhëzuar për rregullat, procedurat dhe operacionet që do t’i kryejnë atje ne mbështetje të qytetarëve të goditur nga fatkeqësia.


“Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e Maqedonisë, tani për tani më së shumti ka nevojë për pompa thithëse 800-1500 litra. Pasi që ne kemi kapacitete të tilla, në përgjigje të kërkesës së kësaj drejtorie, ekipi i AME udhëtoi për në Shkup me këtë përbërje: tetë pjesëtarë, tre automjete, dy automjete me 4 pompa thithëse, gjithsejtë katër pompa 800-1500 litra dhe një automjet i komandës dhe mbështetjes logjistike”, ka thënë Kodra.

Ekipi nga Kosova do të qëndrojë në mbështetje të drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim të Maqedonisë, deri me datë 12.08.2016, gjatë kësaj kohe, ky ekip do të kryej operacione të shkarkimit (thithjes) të ujërave nga shtëpitë e përmbytura nga vërshimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori