Maizie Azrol ka mbetur e tmerruar, kur pa veturën e kunatit që ishte parkuar në Selangor të Malajzisë, që e kishte të thyer xhamin e përparmë.

E tëra kishte ndodhur, kur një qese me pelena është hedhur prej katit, duke e mbuluar brendësinë me shumë papastërti, transmeton Telegrafi.


Mungesa e kamerave të sigurisë, e bën të vështirë gjetjen e personit që kreu hedhjen, po fuqia që e theu xhamin, lë të kuptohet se është hedhur prej kateve më të larta.

Qesja foto 2 Vetura pas thyerjes së xhamit

“Për fat të mirë, që vetura ishte e zbrazët. Dikush ka mundur të mbetej i vdekur”, ka thënë Azrol, në postimin që bëri në Facebook. /Telegrafi/