LAJMI I FUNDIT:

Qerkini: Po na shkelen të drejtat, qe katër muaj nuk kemi asnjë donacion

Qerkini: Po na shkelen të drejtat, qe katër muaj nuk kemi asnjë donacion

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini ka thënë se po u shkelen të drejtat e njeriut. Ai tha se janë lënë pas dore dhe se askush nuk po merret me këtë kategori.

Para deputetëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut ai ka shprehur kritikat e tij ndaj institucioneve, duke thënë se tash e katër muaj po punojnë pa asnjë donacion.

Qerkini ka thënë se shumë nga kërkesat e tyre ishin premtuar se do të realizohen, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.


“Neve çdo ditë po na shkelen të drejtat e njeriut. Qe 20 vjet, a thua e kanë njohur jurispodencën, a thua nuk e dinë ABC? A thua nuk po ditkan asgjë që ta sjellin një Ligj për personat e zhdukur. Qendra Burimore do të punojë dhe nuk do të ndalet edhe pse qe katër muaj nuk kemi asnjë donacion”, ka thënë ai.

“Pse ne nuk po i kryejmë punët në Kosovë? E kemi plan të shkojmë në secilën zyre”, shtoi Qerkini.

Ai ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të ketë takim në “Lagjen e Boshnjakëve” mes serbëve dhe shqiptarëve. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori