LAJMI I FUNDIT:

Qeriqi: Qeveria po na hyn në hak (Video)

Qeriqi: Qeveria po na hyn në hak (Video)

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke u përgatitur për protestë, në rast që edhe gjatë ditës së nesërme Qeveria nuk e shfuqizon vendimin, i cili ua kushtëzon familjeve të dëshmorëve të drejtën e pensionit.

Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të veteranëve të UÇK-së, ka deklaruar në emisionin “Kontakt” të Tribuna Channel, se gjatë ditës së nesërme do ta zhvillojnë një takim në Qeveri dhe beson që do të shfuqizohet vendimi, në të kundërtën, të premten thotë se do të dalin në protestë.

“Vendimi i qeverisë është provokues dhe politik sepse është marrë vetëm për kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë Qeriqi, duke i bërë thirrje Qeverisë që t’i trajtojë më dinjitetshëm kategoritë e dala nga lufta sepse kështu po u hyn në hak.


Duke folur për pensionet e veteranëve të UÇK-së, Qeriqi ka thënë se Qeveria duhet ta bëjë një auditim të pavarur sa më shpejt, në mënyrë që të pastrohen listat e veteranëve të cilat janë të fryra.

“Vetëm në këtë mënyrë do të siguroheshin pensionet. Për ne do të jetë e papranueshme zvogëlimi i pensioneve dhe kështu faji i bije direkt qeverisë”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket listave të fryra, Qeriqi i ka kërkuar institucioneve që sa më shpejt ta bëjnë pastrimin e tyre dhe që është i gatshëm të dëshmojë edhe vet se ka persona që e kanë marrë statusin e veteranit, ani pse nuk ishin pjesëtarë të UÇK-së.

Numri real i veteranëve të luftës, sipas Qeriqit, duhet të jetë rreth 23 mijë dhe jo mbi 40 mijë, ashtu siç kanë dalë.

“Një pjesë e ish komandantëve kanë lejuar që të ndodhë fryrja e listave, e po ashtu përgjegjësia bie edhe mbi komisionin qeveritar”, ka thënë ai./Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori