LAJMI I FUNDIT:

Qentë endacak bëjnë “kërdi” në një lagje në Pejë, mbysin 30 shpezë shtëpiake

Qentë endacak bëjnë “kërdi” në një lagje në Pejë, mbysin 30 shpezë shtëpiake

Sulmet nga qentë endacak po vazhdojnë të jenë të pranishme në qytetin e Pejës. Raste të tilla, ka pasur në lagjen “Dardania”, në këtë qytet.

Kastriot Kasapi thotë se qentë endacak ia kanë mbytur rreth 30 shpezë. Sipas tij, kjo po ndodhë për herën e dytë.

“Është hera e dytë që qentë endacakë sulmojnë shpezët. Dje në mëngjes rreth orës 9:30 rreth tetë qenë që po qëndrojnë zakonisht si kolektiv, janë futur në lagje dhe rreth 30 shpezë janë kafshuar dhe mbytur nga ta”, deklaron për RTV Dukagjinin, Kastriot Kasapi.


Kasapi thotë se qentë endacak vazhdimisht janë duke paraqitur rrezik për qytetarët, sipas tij, rreziku kryesor mbetet tek fëmijët e lagjes.

“Për mu shqetësimi më i madh është për fëmijët pasi kjo lagje ka një numër të madh të fëmijëve që janë të moshës shumë të vogël. Është bërë një dukuri që fëmijët nuk guxojnë të dalin nga shtëpia pa përcjellje”, deklaron më tej Kastriot Kasapi, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër në Komunën e Pejës, përmes telefonit i kanë thënë RTV Dukagjinit, se çështja e qenve endacak i takon, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës. Këta të fundit kanë qenë të pa qasshëm. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori