Qeni u fsheh në vendin më të rehatshëm - pronari e gjeti me vështirësi

Pasi e kërkoi me kujdes në të gjithë shtëpinë në kërkim të qenit të saj, një përdoruese e TikTok-ut e gjeti atë në vendin më të papritur – të fshehur mbi krevatin e saj.
Vendstrehimi i tij ishte aq i mirë sa që ajo mezi vuri re hundën e vogël që dilte pas jastëkut, shkruan Newsweek.
Përdoruesja e TikTok-ut, Rachel Green (@rachontherise), ishte në panik sepse nuk mund ta gjente kurrkund qenushin e saj, Marlon.
Ajo kontrolloi çdo dhomë, por për qenushin nuk kishte asnjë gjurmë. Vetëm kur hyri në dhomën e gjumit, kuptoi ku ishte fshehur.
Videoja që ajo ndau në rrjetin social tregon momentin kur afrohet pranë krevatit dhe zmadhon jastëkët, duke zbuluar hundën e vogël që tregonte vendndodhjen e tij.
Videoja, e publikuar më 19 nëntor, u bë shpejt virale. Deri tani ka grumbulluar më shumë se 590,300 shikime dhe mbi 139,300 pëlqime dhe përdoruesit janë të mrekulluar nga Marlo. /Telegrafi/
@rachontherise Sorry but that's the cutest thing my eyes have ever seen 😭 #fyp ♬ son original - @disneyloova

















































