Qeni robot, i cili mbledh rrobat e palara nëpër shtëpi, hap dyert e ngjitet shkallëve – madje kërcen në litar

Qeni robot i prodhuar nga kompania Boston Dynamics i quajtur Spot, ka treguar aftësitë e jashtëzakonshme duke dëshmuar se mund të kryej pothuajse çdo aktivitet që njeriu mund t’i bëjë.
Videoja është filmuar në Shtetet e Bashkuara, ku roboti shihet duke mbledhur rrobat e palara nëpër shtëpi, duke kërcyer në litar dhe duke u kujdesur për kopshtin, transmeton Telegrafi.
Spot që i përshtatet ambienteve të mbyllura dhe të hapura, mund të ngjitet shkallëve dhe të hap dyert – njëjtë sikurse njeriu.
Qeni robot me katër këmbë është zhvilluar për vite të tëra nga kompania amerikane, kurse në qershor pritet të jetë i disponueshëm në treg për 100 mijë dollarë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































