Qëndrimi i Bernie Sanders në inaugurimin e Joe Bidenit, bëhet viral në rrjetet sociale

Qëndrimi si i paketuar i senatorit amerikan, Bernie Sanders gjatë përurimit të presidentit, Joe Biden është bërë viral në internet.
Sanders ishte ulur i strukur nga të ftohtit në një xhaketë ngjyrë kafe dhe dorashka të mëdha prej leshi në Capitol Hill, transmeton Telegrafi.
Disa përdorues të Twitter vlerësuan faktin që Sanders, një 79-vjeçar progresiv nga Vermonti, i cili kandidoi për president dy herë, dukej si "njeriu i zakonshëm" edhe në këtë ngjarje historike.
Imazhi i Sanders nga inaugurimi, i shkrepur nga fotografi i AFP Brendan Smialowski, që atëherë është shfaqur në një gamë të pafund memesh në mediat sociale.
Më poshtë po ju sjellim disa prej tyre që po qarkullojnë në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://twitter.com/adambvary/status/1352032317250756610
https://twitter.com/janasanchez/status/1352143466596335617
https://twitter.com/SethAbramson/status/1352116679816454145
https://twitter.com/findthemaze/status/1352149170778374144
https://twitter.com/cassismoonlight/status/1352130570013319169
https://twitter.com/island_lesley/status/1352209422303580162




















































