LAJMI I FUNDIT:

Qëlloi këmbën me thikë, vetëm për të mos shkuar në punë (Foto)

Qëlloi këmbën me thikë, vetëm për të mos shkuar në punë (Foto)

Masaru Miura nga Nagoya e Japonisë, e ka qëlluar vetën me thikë në pjesën e pasme të njërës këmbë, që të arsyetohet për të mos shkuar në punë.

Veprimin që e kreu në tualetin e një nënkalimi, e raportoi si sulm të befasishëm nga prapa, që e ka lënë shumë të frikësuar, transmeton Telegrafi.

Nënkalimi ku ai pretendoi se e sulmuan

Por, gjatë marrjes në pyetje, hetuesit kanë vërejtur disa mangësi në tregimin e ngjarjes dhe gjatë pyetjeve shtesë, është zbuluar gënjeshtra.


“E preva vetën vet, sepse nuk dua të shkoj në atë vend dhe e urrej punën”, ka thënë Miura gjatë intervistës, pasi pranoi veprimin e bërë me paramendim.

Mësohet se plaga është e lehtë, që nuk i është dashur ndonjë tretman i shtuar mjekësor.

“Kam thënë gënjeshtra të ndryshme, që të marr një ditë të lirë, por kjo nuk më ka shkuar ndërmend”, është një koment për rastin e pazakontë. /Telegrafi/