Situata politike në Kosovë është mjaft e rëndë por zgjedhjet nuk zgjidhin asnjërin prej problemeve të mëdha në vend.
Kështu deklaroi deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela.
Qela në një prononcim për Telegrafin tha se ngecja në zhvillimin ekonomik të vendit, mungesa e shumëpritur e vendeve të reja të punës, si dhe problemet me sovranitetin janë problemet kyçe të këtij vendi.
“Sistemi i arsimit i degraduar për kohë të gjatë, sistemi problematik i shëndetësisë, tek i cili qytetarët e kanë humbur besimin, si dhe sistemi dëshpërues i kujdesit social e rëndojnë edhe më shumë situatën politike në vend.”, – ka thënë ai.
“Mungesa e krijimit të perspektivës për një jetë më të mirë, pritjet e mëdha, mundësitë e vogla dhe perceptimi i krijuar për shpërdorime të shumta të pozitës zyrtare të bartësve të institucioneve, si korrupsioni, nepotizmi e papërgjegjësia institucionale, të cilat janë kancer që e gërryen nga brenda shoqërinë dhe ia mbyt shpresat për një jetë më të mirë janë disa prej faktorëve kryesorë të rritjes së pakënaqësisë qytetare. Problemet e shumta të kësaj shoqërie janë përcjellë edhe me pakënaqësi qytetare, të shprehura shpeshherë edhe në forma të dhunshme”, u shpreh Qela.
Ai tha se është koha që këto probleme të adresohen dhe të fillojnë të zgjidhen”.
Sipas tij, sado të vogla të jenë sukseset e kësaj qeverie, vlejnë të përmenden dy prej tyre: Ligji për Trepçën dhe Ligji për investime strategjike.
“Një qeveri e përgjegjshme do të mund të bënte punë të mëdha me favoret që janë krijuar me këto dy ligje”, tha ai.
Ndryshe, Qela po ashtu tha se vendi ka ngecje në zhvillimin ekonomik duke bërë kështu ‘rritje artificiale e buxhetit’.
“Përpjekja për t’i ikur ballafaqimit me problemet reale të ngecjes në zhvillimin ekonomik të vendit, duke e rritur buxhetin artificialisht, përmes huave, të cilat do të detyrohemi t’i kthejmë më vonë, mbase të grumbulluara dhe me dhembje shumë të mëdha gjatë kthimit të tyre, nuk është zgjidhje e drejtë”, tha ai.
Me këtë brumë të skenës publike, nuk ka ndryshim cilësor as me zgjedhje të reja
Për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Qela tha se tha se asnjë nga problemet e mëdha të kësaj shoqërie nuk do të zgjidhen përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
“Rezultati do të ishte përafërsisht i njëjtë. Me këtë brumë të skenës publike nuk ka mundësi të dalë rezultat tjetër i ndryshëm prej atij që është tani. Dhe cilido kombinim i mundshëm ndërmjet subjekteve ekzistuese të skenës sonë politike do të ishte pothuajse i papërfillshëm për të ardhmen e këtij vendi. Që të përmirësohet sadopak skena politike, ndër të tjera, duhet që të hapet rrugë për cilësi më të mirë të përfaqësimit. Kjo nuk mund të bëhet pa reformë të thellë zgjedhore”, tha ndër të tjera Qela.
“Që të mos lejohet deformimi i vullnetit të qytetarëve duhet të bëhet pastrimi i listave të zgjedhësve, të ulet pragu zgjedhor, të krijohet sistem më i mirë i kontrollit të procesit zgjedhor etj. Se subjektet e mëdha ekzistuese – pozitë e opozitë – nuk kanë pasur fare vullnet që ta përmirësojnë sistemin zgjedhor dëshmon edhe këmbëngulja e tyre për ta penguar me çdo kusht heqjen e pragut zgjedhor”, tha ai.
Po ashtu Qela tha se ngërçi institucional, i krijuar pas zgjedhjeve të kaluara, nuk do të ndodhte po të kishte më shumë alternativa.
“Madje po të ishte pragu zgjedhor më i ulët, nuk do të vinte as edhe deri te ngërçi paszgjedhor, siç ndodhi pas zgjedhjeve të përgjithshme 2014. Kjo do të mundësonte më shumë kombinime për spektrin qeverisës dhe nuk do të varej aq shumë nga forca e tretë apo e katërt politike. Sistemi zgjedhor me prag zgjedhor të lartë është i volitshëm për demokracitë e konsoliduara, por jo edhe për Kosovën…”, tha ai.
“As me zgjedhje të parakohshme nuk do të mund të zgjidheshin disa prej çështjeve që janë bërë mollë sherri e konfliktit ndërmjet opozitës e pushtetit, si problemet e pazgjidhura me Serbinë dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, përderisa në skenën tonë politike i kemi këto subjekte ekzistuese. Madje, opozita ekzistuese, me këtë qasje, jo vetëm që nuk do t’i zgjidhte këto probleme, por do t’i fuste ato edhe më thellë në qorrsokak”.
Sipas tij, këto çështje mund të zgjidhen drejt vetëm me qasje tjetër ndaj këtyre proceseve.
“Sado që janë bërë disa hapa në luftimin e dukurive negative, akoma ka dukuri të tilla, që janë kancer për shoqërinë tonë, kancer që e gërryen nga brenda këtë shoqëri dhe ia mbyt shpresat për një jetë më të mirë. Duhet të kemi besim se përmirësimi i gjendjes politike në vend do të ndodhë. Dhe, sado i ngadalshëm, ai po ndodh…”, përfundoi deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lëvizja për Bashkim, Raif Qela. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës