Që nga viti 2007 nuk i kishte ndodhur kjo gjë Barcelonës

Barcelona ka humbur në javën e shtatë të La Ligas nga Celta Vigo me rezultat 4-3.
Humbja nga Celta Vigo nuk ishte vetëm një humbje turpëruese dhe e thjeshtë për gjigantin katalunas që pranoi katër gol.
Por, kishte të bënte edhe me një statistikë negative duke pranuar plot tre gola brenda pjesës së parë.
Pranimi i tre golave në gjysmën e parë të lojës nuk i kishte ndodhur qe nëntë vite Barcelonës.
Hera e fundit që Barcelona pranoi tre gola në pjesën e parë ishte viti 2007 ndaj Villarrealit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































