Që lukthi t’ju punojë sa më mirë: Me ndihmën e këtyre gjashtë këshillave më kurrë nuk do të keni probleme me tretjen!

Me përshpejtimin e tretjes zgjidhen shumë probleme shëndetësore të cilat e përcjellin punën e ngadalshme të sistemit të tretjes
Në atë mënyrë nxjerrim jashtë tepricën e lëngjeve nga organizmi dhe ndihemi më lehtë dhe më të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni ndër ata njerëz të cilët një kohë të gjatë kanë probleme me kapsllëkun, patjetër lexoni dhe aplikoni këto këshilla.
Shtoni sasinë e vajit në ushqim
Për të përmirësuar punën e sistemit të tretjes dhe për t’u pastruar duhet të hani edhe sa më shumë vajra natyrale të cilat gjenden mjaft në pemë arrore, fara dhe avokado.
Shmangni ushqimin e thatë
Ushqimit të thatë i nevojitet më shumë lagështi në mënyrë që të tretet më mirë. Andaj, hani artikuj të lëngshëm dhe të zier, jo të thatë. Ushqimi më i keq për zorrë të ngadalshme janë biskota të orizit, biskotat nga thekra, pupagjelat, pemët e thata, muesli…
Pastroni organizmin
Personave të cilët kanë probleme me tepricën e kilogramëve dhe me tretjen e ngadalshme u rekomandohet pastrimi i organizmit. Për këtë nevojitet vullnet i fort, mirëpo me ndihmën e personit të dashur më lehtë me siguri do ta detyroni veten në këtë veprim.
Shmangni ushqimin e papërpunuar
Ushqimet të cilat bazohen në artikuj të papërpunuar termikisht janë shumë të shëndetshme, mirëpo për tretjen e tyre nevojiten enzima të veçanta, ndryshe nga ato të cilat shërbejnë për tretje termike të ushqimit të përpunuar.
⦁ Mënyra popullore e pastrimit të organizmit është ajo që një apo dy ditë të pini vetëm lëng të freskët nga pemët dhe perimet.
⦁ Mënyra tjetër është që një ditë në javë të pini vetëm ujë dhe të mos hani kurrfarë ushqimi të ngurtë. Nëse dëshironi edhe të thjeshtësoni pastrimin, praktikoni gjithmonë të njëjtë ditë në javë.
Shmangni bukën, makaronat dhe kokrrat e tërshërës
Ky është ushqim i rëndë i cili ngadalëson punën e zorrëve dhe nxit shtimin e peshës trupore. Prandaj, karbohidratet e thjeshta, të cilat në mënyrë “perfide” na mbushin me energji afatshkurtër, zëvendësoni me drithëra kokrrash të plota.
Konsumoni më shumë drithëra kokrrash të plota
Ato janë karbohidrate të përbëra të cilat në afat të gjatë na mbushin me energji dhe gradualisht shkrijnë shtresat yndyrore. Drithërat e plota janë kuinoa, elbi, meli, tërshëra dhe orizi, mirëpo variantit të tyre të shëndetshëm i nevojitet kohë më e gjatë që të zihet, rreth njëzet minuta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker