Qazim Laçi me dy asistime dhe Altin Zeqiri me një gol, kontribuojnë në fitoren e thellë të Rizesporit

Çaykur Rizespor ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-2 në udhëtim ndaj Antalyasporit në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit turk.
Protagonistë në këtë sfidë ishin dyshja Qazim Laçi dhe Altin Zeqiri.
Mesfushori Laçi ishte autor i dy asistimeve, me reprezentuesin e Shqipërisë që asistoi në minutën e katërt dhe në minutën e 48-të respektivisht.
Zeqiri në anën tjetër ia doli të shënojë në minutën e 86-të për rezultatin 4-1.
Për paraqitjet e tyre fantastike në këtë sfidë, Laçi u vlerësua me notën 7.5 nga Sofascore, ndërsa Zeqiri mori notën 7.4.

Sa i përket Laçit, këto ishin dy asistimet e tij të para të sezonit pas shtatë ndeshjeve të luajtura deri më tani në kampionat.
Ky ishte gjithashtu edhe goli i parë për Zeqirin në këtë edicion të ri të garave në Superligën e Turqisë.
Pas kësaj fitore, Rizespori renditet në pozitën e tetë në tabelën e klasifikimit me 12 pikë të grumbulluara./Telegrafi/


















































