Rrëfenjë spanjolle
Përktheu: Bajram Karabolli
Një sipërmarrës i rëndësishëm, inatosur kushedi pse, i bërtiti drejtorit të një prej veprimtarive të tij.
Drejtori, sa mbërriti në shtëpi për të ngrënë drekë, kur pa tryezën plot e përplot, i bërtiti së shoqes, duke e qortuar se po harxhonte shumë.
Zonja, pra e shoqja e drejtorit, i bërtiti shërbyeses pse kishte thyer një pjatë dhe i futi një shkelm qenit se u përplas me të.
Qeni doli duke vrapuar dhe kafshoi një grua që po kalonte aty.
Gruaja shkoi me vrap për t´u mjekuar dhe, ngaqë i dhembi shumë vaksina, i bërtiti infermierit. Ky i fundit, kur mbërriti në shtëpi, i bërtiti së ëmës se gjella nuk qenkësh e shijshme.
E ëma, burim dashurie dhe faljeje, duke i përkëdhelur flokët, i tha:
– Bir, e di që je i lodhur, ngaqë punon shumë, por të premtoj se nesër do të kesh gjellën që ty të pëlqen më shumë. Tani fli dhe bëfsh një gjumë sa më të ëmbël. Me siguri, nesër do të ndihesh më mirë.
Pasi e bekoi, doli duke e lënë të birin të thellohej në mendime e të qetësohej.
Kësisoj, qarku i urrejtjes u ndërpre vetëm në këto çaste, kur u përplas me tolerancën, me faljen, me ëmbëlsinë dhe dashurinë e nënës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thëniet e Faik Konicës, aktuale edhe sot

Përgjigja Malcolmit, për teoritë serbe për shqiptarët e Kosovës

Shqiptarët në Mesjetë mbanin "dy emra"
Fallmerayer dhe e kaluara shqiptare: Në Greqi nuk rrjedh gjaku grek

Rusja Ljuba, Ismail Kadaresë: Je përbindësh, i poshtër gjer në fund
A e shpëtoi Yoko Ono grupin Beatles?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false