LAJMI I FUNDIT:

Pyetet se çfarë pëlqen më shumë tek bashkëshorti, Rezarta Shkurta: Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën ta dua si ditën e parë

Pyetet se çfarë pëlqen më shumë tek bashkëshorti, Rezarta Shkurta: Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën ta dua si ditën e parë
Rezarta Shkurta (Foto: Instagram)

Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, prej kohësh është martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxhën.

Ajo shpesh rrëfen detaje nga raporti që ka me bashkëshortin e saj, me të cilin njëherësh ka edhe një vajzë të quajtur, Hera.

Krijuesja e hitit “Më fal” së fundmi u ka dhënë mundësi fansave në rrjete sociale të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje, ndërsa nuk i shpëtoi atyre që kanë të bëjnë me partnerin.


Rezarta Shkurta (Foto: Instagram)

“Edukata që ka është aq i sjellshëm me të gjithë sa e ke të pamundur të mërzitesh me të. Është njeriu më i veçantë që kam njohur, më bën vazhdimisht ta dua nga fillimi si ditën e parë. Nuk ka vërtetë asnjë gjë që nuk më pëlqen”, u shpreh Shkurta.

Rezarta Shkurta ndan me fansat çastet intime me bashkëshortin gjatë pushimeve në jahtin luksoz
Lexo po ashtu Rezarta Shkurta ndan me fansat çastet intime me bashkëshortin gjatë pushimeve në jahtin luksoz

Artistja ndërkohë ka bërë një tërheqje nga muzika dhe të fundit projekt e solli në vitin 2016.

“Gjysma ime” mban titullin kjo këngë dedikuar bashkëshortit të saj, i cili në atë kohë ndodhej në burg. /Telegrafi/