LAJMI I FUNDIT:

Pyatt: ShBA-të besojnë se Marrëveshja e Prespës është në interes të të dyja vendeve

Pyatt: ShBA-të besojnë se Marrëveshja e Prespës është në interes të të dyja vendeve

“ShBA-të besojnë dhe janë të bindur se Marrëveshja e Prespës, në afatgjatë do të jetë në interes të të dyja vendeve dhe qytetarëve të tyre”, thotë ambasadori i ShBA-ve në Greqi, Geoffrey Pyatt në intervistën agjencinë gazetare greke “ANA-MPA” duke shprehu edhe një herë mbështetjen e ShBA-ve për marrëveshjen.

Pyatt thotë kyçe për marrëveshjen ka qenë lidershipi që kanë treguar kryeministrat e të dyja vendeve, por edhe guximi i tyre politik dhe vizioni. Ambasadori amerikan në Greqi, shtoi se meritë ka pasur edhe mediatori Matthew Nimetz, i cili ka treguar durim në gjithë këto vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pozicioni i ShBA-ve është i qartë. Kjo marrëveshje u arrit nga dy qeveri sovrane, demokratike dhe të zgjedhur dhe meritë për këtë rezultat shkon te kryeministri Tsipras dhe kryeministri Zaev, që të dy treguan guxim politik dhe vizion. Besoj, siç thash edhe në Selanik, se këtë vizion do ta vërtetohet nga historia”, deklaroi Pyatt duke shtuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është rëndësi strategjike për ShBA-të.


“Për ShBA-të, duke parë Shkupi shpejt përparon drejt anëtarësimit në NATO është aspekt kyç në strategjinë tonë për stabilizimin e rajonit, për menaxhimin e problemit me ndikimin nga Rusia dhe të ndihmojë se se fati i këtyre shteteve do të jetë drejt perëndimore, Evropës dhe institucioneve euroatlantike”, thotë Pyatt./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori