Putinit i dhurohet një kopje e Kuranit: Është i shenjtë për myslimanët, dhe duhet të jetë edhe për të tjerët

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë një vizite në xhaminë Juma në qytetin Derbent të Dagestanit tha se Kurani ishte i shenjtë për myslimanët dhe duhet të jetë i shenjtë për të gjithë të tjerët.
"Libri është i shenjtë për myslimanët dhe duhet të jetë edhe për të tjerët. Ne e dimë se në vendet e tjera ata e trajtojnë ndryshe – ata nuk respektojnë ndjenjat fetare të njerëzve dhe pastaj kanë guximin të thonë se nuk është krim”, tha Putin pasi iu dhurua një kopje e Kuranit gjatë vizitës në këtë xhami.
Xhamia Juma në Dagestan njihet si më e vjetra në Rusi. Vizita e presidentit rus të enjten përkoi me festën e Kurban Bajramit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/06/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































