Një parti pro-Kremlin po bën thirrje që Vladimir Putin të referohet si “sundimtari” i Rusisë dhe jo si “presidenti” rus, në mënyrë që të largohet një përshkrim i punës që rrjedh nga një gjuhë e huaj.
Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti ka raportuar të dielën se Partia Nacionaliste Liberale Demokratike (LDPR) propozoi zëvendësimin e termit “president” me “pravitel”, që do të thotë “sundimtar”, sepse termi “president” nuk ka zënë ende “rrënjën plotësisht” në Rusi.
Madje LDPR tha se përdorimi i termit “president”, “na ka vënë gjithmonë në siklet”.
Partia argumentoi në propozimin e saj se termi u përdor për herë të parë në fund të shekullit të 18-të në SHBA, dhe “shumë më vonë (ai) u përhap në të gjithë botën”.
“Në vendin tonë, sipas standardeve historike, kjo është përgjithësisht një fjalë e re dhe derisa të zërë rrënjë plotësisht, mund ta zëvendësoni.
Për shembull, me shprehjen “kryetar shteti” ose fjalën “sundimtar”.
“Të dyja janë më shumë e kuptueshme për veshin rus”, citohet të ketë thënë LDPR.
Propozimi vjen më shumë se katër muaj pasi Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, duke nisur një luftë që ka vrarë mijëra njerëz.
Ndryshe, thekson Newsweek, Vladimir Zhirinovsky, lideri për një kohë të gjatë i LDPR-së që vdiq në prill, propozoi shumë herë t’i referohej presidentit si “Sundimtari Suprem” për të krijuar distancë nga titujt e punës që rrjedhin nga gjuhët e huaja.
Por në vitin 2020, Duma e Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit rus, hodhi poshtë një propozim nga LDPR që sugjeronte riemërimin e postit të kreut të shtetit si “sundimtar suprem”.
Ndërsa Kremlini tha në atë kohë se Putin nuk kishte asnjë pikëpamje për propozimin.
“Tani për tani e gjithë kjo është në fazën e diskutimit”, u tha gazetarëve në atë kohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Presidenti Putin nuk ka asnjë pikëpamje për këtë”.
Po sipas Newsweek, LDPR propozoi gjithashtu në vitin 2020 njohjen zyrtare të statusit të Rusisë si një “fuqi fitimtare” në Luftën e Dytë Botërore dhe njohjen e krishterimit ortodoks si fenë kryesore të Rusisë.
“Natyrisht që disa (nga propozimet) do të eliminohen, disa do të pranohen dhe nga kjo do të shfaqet rezultati i kërkuar i komisionit”, tha Peskov.
Propozimi i fundit i partisë vjen mes raporteve se në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, është përgatitur një fjalor për të zëvendësuar fjalët e huazuara nga anglishtja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-29-780x439.jpg)
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
![Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-8-780x439.png)
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
![Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-3-780x439.png)
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi