LAJMI I FUNDIT:

Pushimi dimëror dhe puna individuale e futbollistëve – për këto sfida flet trajneri fizik Arlind Shala

Pushimi dimëror dhe puna individuale e futbollistëve – për këto sfida flet trajneri fizik Arlind Shala

Arlind Shala është një emër i njohur në botën e përgatitjes fizike në Kosovë, i cili ka ndihmuar shumë futbollistë të ruajnë formën e tyre optimale.

Duke punuar në palestrën sportive AShFitnessCenter, Shala ka krijuar një vend të rëndësishëm për përgatitjen fizike të sportistëve të të gjitha moshave.

Në një intervistë për Telegrafin, Shala theksoi rëndësinë e pushimit dimëror për futbollistët. Ai nënvizoi se kjo periudhë, megjithëse e shkurtër, është thelbësore për rikuperimin fizik dhe mendor të lojtarëve.


“Për futbollistët, pushimi dimëror, megjithëse i shkurtër, është shumë i rëndësishëm për t’u rikuperuar fizikisht dhe mendërisht. Gjatë kësaj kohe, ata duhet të mbajnë një rutinë stërvitore që ndihmon në ruajtjen e formës fizike dhe përgatitjen për rikthimin në fushë, duke mos tejkaluar intensitetin për të shmangur lodhjen apo dëmtimet,” deklaroi Shala

Një tjetër pikë kyçe që Shala theksoi është tendenca në rritje e futbollistëve për t’u përqendruar në plane individuale stërvitore.

“Gjate viteve të fundit është vërejtur një interesim shumë i madh nga futbollistët të cilët duan të kenë planin e tyre individual të stërvitjeve të cilit ju përmbahen edhe gjatë pauzave te ndryshe gjatë kampionatit dhe kjo pa diskutim që i ndihmon ata që të jenë maksimalisht të përgatitur për t’i përballuar me sukses te gjitha ndeshjet gjatë gjithë kampionatit”, shpjegoi Shala.

Ai gjithashtu vuri në dukje se rritja e pagave në futbollin kosovar ka ndihmuar lojtarët të investojnë në përgatitjen e tyre fizike.

“Rritja e nivelit te pagave në futbollin kosovar pa diskutim që ka luajtur rol të rëndesishëm në rritjen e nivelit fizik të futbollistëve për shkak se ju jep mundësinë që me anë të mjeteve financiare të sigurojnë plane individuale të stërvitje të veçantë tte cilat ju mundësojnë formë të lartë fizike me anë të së cilës arrijnë që të tërhekin vëmendjen e klubeve të ndryshme ebropiane”, shtoi ai.

Shala përmendi edhe përkushtimin e futbollistëve të rinj në zhvillimin e tyre fizik, gjë që ka munguar në të kaluarën.

“Perveç futbollisteve të cilët luajnë në Superligën e Kosovës viteve të fundit është vërejtur një rritje e madhe e punës edhe tek futbollistët e grupmoshave të ndryshme të cilët po i kushtojnë rëndësi të madhe formësimit të tyre fizik dhe përgatitjes se tyre te larte kondicionale”, përfundoi ai.

Me një përkushtim të tillë ndaj përmirësimit të performancës fizike, Arlind Shala luan një rol kyç në përgatitjen e futbollistëve për sfidat e ardhshme në fushë, duke kontribuar në rritjen e standardeve të futbollit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Revolucion te Milani: Katër yje në shitje, lamtumira që në janar

Revolucion te Milani: Katër yje në shitje, lamtumira që në janar

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Barcelona ka 'arritur marrëveshje' për huazimin e Marcus Rashfordit, një problem mbetet për afrimin e anglezit

Barcelona ka 'arritur marrëveshje' për huazimin e Marcus Rashfordit, një problem mbetet për afrimin e anglezit

La Liga
Ish ylli i Juventusit nuk njihet shkaku i operacionit plastik

Ish ylli i Juventusit nuk njihet shkaku i operacionit plastik

Ligat tjera
Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën

Shorti i Kupës së Mbretit: Fat për Real Madridin, jo edhe për Barcelonën

La Liga
Real Madridi po e humb nga duart - Alphonso Davies në fazat e fundit të vazhdimit të kontratës me Bayern Munich

Real Madridi po e humb nga duart - Alphonso Davies në fazat e fundit të vazhdimit të kontratës me Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori