LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e Filharmonisë në RMV: Të hënën protestojmë, drejtori i institucionit po zgjidhet politikisht e jo sipas kritereve

Punonjësit e Filharmonisë në RMV: Të hënën protestojmë, drejtori i institucionit po zgjidhet politikisht e jo sipas kritereve

Punonjësit e Filharmonisë së Maqedonisë paralajmëruan protestë të re të hënën para Ministrisë së Kulturës.

“Sakërisht një javë më parë kemi marrë një premtim nga ministri Zoran Ljutkov se konkursi për zgjedhjen e drejtorit të Orkestrës së Filarmonisë së Maqedonisë do të zhvillohet në mënyrë të ligjshme dhe se do të zgjidhet kandidati më i mirë që i plotëson të gjitha kushtet e parapara me Ligjin për kulturë. Në ndërkohë kemi marrë informacione se konkursi tashmë po zhvillohet ilegalisht dhe se me çdo kusht drejtor i institucionit tonë po emërohet kandidati i dakorduar ndërpartiak Mustafa Imeri”, thonë nga trupa e artistëve të Filharmonisë.

“Kemi informacione se Imeri nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë, ndonëse në konkurs thuhet qartë se dokumentet e dorëzuara jo të plota dhe të parakohshme nuk do të merren parasysh. Komisioni tashmë i ka dhënë afat kandidatëve që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e duhur, që brenda tre ditësh të dorëzojnë dokumentet e nevojshme. Kjo është në kundërshtim me kushtet e parapara me konkurs, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes ndërpartiake ndërmjet VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së dhe emërimit të Mustafa Imerit për drejtor të institucionit tonë”, thonë punonjësit e Filarmonisë.


Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Drejtësi
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Kalo në kategori