LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e arsimit në RMV kërkojnë që të mos bashkohen lëndët mësimore dhe t’u rriten rrogat

Punonjësit e arsimit në RMV kërkojnë që të mos bashkohen lëndët mësimore dhe t’u rriten rrogat

Sindikata e pavarur e arsimit dhe Sindikata e pavarur e arsimit dhe shkencës (SPASH) në Shkup sot kanë mbajtur protestë, siç kanë theksuar, në interes të të drejtave të punonjësve të arsimit dhe kanë kërkuar që të mos bashkohen lëndët mësimore dhe të bëhen marrëveshjet kolektive.

Protesta nisi në mesditë nga Parku i gruas dhe të pranishmit shkuan në këmbë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku mbajtën fjalime.

Njerëzit e parë të sindikatave thanë se shprehin pakënaqësinë e tyre si pasojë e mungesës së dialogut social, nëpërkëmbjes së të drejtave të punëtorëve, nëpërkëmbjes së dinjitetit të punonjësve të arsimit, mospërfilljes së ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive. Ata njoftuan se nëse nuk do të ketë dëgjim dhe nëse nuk ndodhin ndryshime rrënjësore së shpejti nga ana e MASH-it, do të bëjnë thirrje për hapa më radikalë, që nënkupton organizimin e një “greve të thjeshtë apo të bardhë” në varësi të mbështetjes sindikaliste.


Anëtarët e sindikatës shprehen të pakënaqur me njoftimet për bashkim të disa lëndëve mësimore Gjeografi, Histori, Kimi, Fizikë, Biologji, Edukatë Qytetare, Etikë, Informatikë dhe Edukim Teknik. Sipas kryetarit të Sindikatës së pavarur për arsim, Tomisllav Gievski, mund të shkaktojë humbje të një pjese të vendeve të punës, dhe në të njëjtën kohë cenon integritetin profesional të punonjësve.

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori