Kolona të gjata po shkaktojnë punimet që janë duke u zhvilluar në zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e urës në Veternik, e përfundimi i këtyre punimeve nuk pritet të ndodhë deri në fund të muajit maj.
Punimet në këtë pjesë kanë filluar në muajin korrik të vitit të kaluar dhe ishte paraparë që të përfundojnë brenda 6 muajve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Qytetarët janë ata që ankohen se kalimi në këtë pjesë është bërë i padurueshëm, për shkak të kolonave të gjata.
Çdo ditë këtë rrugë thotë se e kalon qytetari, Vedat Morina, e i cili për KosovaPress, shprehet se këto punime është dashur të përfundojnë qysh moti.
Ai thotë se është e paimagjinueshme që punimet në këtë pjesë po vonohen kaq shumë.
“Është problem shumë i madh edhe i papërballueshëm, sepse krijon edhe stres edhe në jetë dhe në punë dhe mund të vije deri tek shumë aksidente. Në epokën të cilën jemi duke jetuar ne sot është shumë gjendje katastrofike, në shekullin 21, nuk besoj që shteti nuk ka pasur para deri tash me e ndërtua këtë pjesë, po shpresojmë se do ta kryejnë së shpejti”, thotë ai.
Edhe qytetari Jeton Halimi, thotë se kalimi në këtë rrugë është bërë i vështirë, derisa potencon se shpesh herë i bie që të pres në kolonë deri në 40 minuta.
“Shumë probleme po e sheh edhe vet katastrofë… Po normal si qytetar na shqetëson, nuk mundesh me shkua në punë, nuk mundesh me i krye punët, obligimet familjare… 40 minuta deri në 1 orë, varet tash. Ishalla po e kryejnë më shpejt”, thotë ai.
Në këtë rrugë i bie çdo ditë edhe qytetari Shkelzen Ademi, e i cili thotë se shpesh herë i bie të pres në kolonë më shumë se 30 minuta.
“Probleme shumë se janë duke shkuar ngadalë, shpesh herë ndodhin edhe aksidente bëhen kolona të mëdha…Deri në gjysmë ore shpesh herë me e bë një rreth rrotullim”, thotë ai.
Kolonat në këtë pjesë të rrugës do të vazhdojnë edhe për një kohë të gjatë, pasi që punimet nuk pritet të përfundojnë deri në fund të muajit maj.
Menaxheri i projektit në departamentin për menaxhimin e rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Isa Berisha, për KosovaPress thotë se punimet janë duke shkuar sipas planit dinamik dhe se të gjitha punimet pritet të përfundojnë në muajin maj.
Ai thotë se rruga për qarkullim do të lëshohet në fund të majit, derisa potencon se punimet janë duke shkuar në rregull.
“Janë punuar sipas planit dinamik me disa probleme rreth qarkullimit të komunikacionit për shkak të fluksit të madh të veturave në këtë nyje. Ndërsa punimet si në rregullimin e by pasit ashtu edhe në ndërtimin e urave janë duke u punuar sipas planit dinamik. Për momentin të gjitha shiritat, gjashtë shiritat e pjesës së sipërme dhe gjashtë shiritat e pjesës janë në përfundim, i kemi segmente ku i kemi përfunduar dy shtresat qarkulluese, mbetet shtresa përfundimtare diku në mes të prillit për shkak të kushteve atmosferike. Për momentin për shkak të sezonit të dimrit të temperaturave të ulëta është duke u punuar në disa mure të betonit, disa hyrje dalje anësore në pjesën që shkon për Gjilan në anën e djathtë dhe janë duke u punuar disa pjesë të gjelbërimit. Në pjesën e urës, ura është duke pritur t’i kalojë ditët e saj për t’u bërë testimi pastaj vijnë shtresat hidroizoluese. Diku planifikojmë deri në f und të majit të bëhet përfundimi i kësaj pjese të rrugës”, thotë ai.
Ndonëse ishte paraparë që punimet në këtë rrugë të përfundojnë brenda gjashtë muajve, Berisha thotë se nuk ka vonesa në këtë projekt dhe se është duke u zhvilluar sipas dinamikës së planifikuar.
“Projekti është duke u bërë sipas dinamikës së planifikuar, ato keqkuptimet që janë bërë janë bërë kryesisht në ndërtimin e urës që është përfunduar para vitit të ri, ndërsa lëshimi në qarkullim nuk mund të bëhet deri në maj”, thotë Berisha.
I gjithë projekti i rreth-rrotullimit në Veternik Ministrisë së Infrastrukturës i ka kushtuar 2 milionë e 500 mijë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje