Punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa zona të Mitrovicës mund të mbesin pa ujë

KRU “Mitrovica” njofton qytetarët se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.
Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në: Rr. “Smajl Sfarça”, Rr. “Asllan Cimili”, Rr. “Kadri Bistrica”, Rr. “Sinan Sadiku”, Rr. “Kuvendi i Arbërit”, si dhe në fshatrat Koshtovë dhe Vidimriq, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, punimet në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në Rr. “Vëllezërit Alushi”, Rr. “Harun Beka” dhe në fshatin Suhodol.
KRU Mitrovica bën të ditur se gjatë punimeve mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































