Sindikata e punëtorëve social dhe kryesisë së lidhjeve të qendrave për punë sociale të Kosovës, kanë shprehur shqetësim për mos përfshirje në pakon mbështetëse të punëtorëve socialë sikurse që ka ndodhur zjarrfikësit dhe një numër të caktuar të stafit administrativ në kuadër të shëndetësisë.
Kryetarja e Sindikatës së punëtorëve socialë, Dashurije Ahmeti ka shprehur shqetësimin e këtyre punëtoreve për mos përfshirje në pakon emergjente, duke e ditur rrezikshmërinë nga pandemia COVID-19.
Ajo ka thënë se përkundër vendimit që zjarrfikësit të paguhen në pandemi, kjo nuk ka ndodhur edhe për punëtorët socialë.
“Sot jemi mbledhur si sindikatë në mënyrë që t’i shprehim shqetësimet e tona dhe brengat tona si punëtorë socialë, sepse të vetmit zyrtarë që nuk e kanë vëmendjen edhe të nivelit lokal, edhe qendror, janë punëtorët që punojnë në qendrat për punë sociale, përkundër rrezikshmërisë së lartë që ne ballafaqohemi çdo dite dhe kategoritë të cilat i mbulojmë edhe në pakon e Qeverisë së Kosovës, nuk janë përfshirë punëtorët socialë… Përkundër vendimit të fundit që e ka marrë kryeministri i vendit, për t’i paguar kolegët tanë në nivelet e tjera, që ka të bëjë me kolegët që janë në institucionin e zjarrfikësve, ndërsa për ne që jemi punëtorë të shërbimit socialë nuk janë marrë vendime konkrete nga institucionet e nivelit lokal dhe qendror”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se kanë formuar edhe këshillin grevist dhe në momentin kur të gjitha kërkesat e sindikatës për mos përfshirje në pako emergjente, hasin në mos-mirëkuptim, do të hyjnë në protestë.
“Kërkesë është që duhet t’i drejtohem tri institucioneve të vendit, në mënyrë që të jemi të përfshirë në pakon emergjente. Do t’i drejtohet Zyrës së kryeministrit, Parlamentit, grupeve parlamentare dhe do të diskutojmë edhe me Asociacionin e komunave të Kosovës dhe grupet e strukturave që janë brenda asociacionit”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa kryetari i Sindikatës së shërbimit civil të Kosovës, Mursel Zymberi ka thënë se kjo kategori kanë vështirësi në punë dhe keqtrajtim nga ana e Qeverisë. Ai thotë se politikanët dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të reflektojnë dhe ta njohin rolin e punëtorit social.
“Nëse pak ndalen dhe kthjellohen politikanët tanë, anëtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe e dinë me cilat kategori merremi ne, duhet të reflektojnë dhe ta njohin rolin e punëtorit social, ta shpërblejë mundin e tyre, sepse punëtori social punon natën, jashtë orarit pa pagesë, punon me pagë minimale”, ka thënë Zymberi.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kërkesat e këtyre të realizohen pasi ato janë të drejta dhe të domosdoshme.
“Në tërësi kërkesat e shërbyesve civilë duhet të realizohen, sepse janë kërkesa të drejta dhe të domosdoshme. Veprimet tona sindikale do të varen nga reflektimi i Qeverisë. Nëse ata do të përmirësojnë gabimet e tyre, atëherë ne jemi për t’iu ndihmuar, sepse shteti është yni”, ka thënë Zymberi.
E kryetari i Lidhjes se Qendrave për Punë Sociale, Mexhid Krasniqi ka thënë se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme në institucionet e vendit që pozita e punëtorëve socialë të jetë e dinjitetshme, por deri më tani nuk kanë hasur në përmirësim të pozitës së punëtorëve të këtij sektori. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!