LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Llamkosit protestojnë kundër shitjes së fabrikës pa kushte

Punëtorët e Llamkosit protestojnë kundër shitjes së fabrikës pa kushte

Punëtorët e fabrikës Llamkos në Vushtrri do të organizojnë një protestë të premten për të kundërshtuar shitjen e kësaj fabrike pa kushte.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Llamkosit”, Ragip Hasani, ka thënë se reagimi i punëtorëve ka ardhur pas vendimit të fundit të Gjykatës Ekonomike që ndërmarrjen “Llamkos” ta vërë në shitje pa kushte.

Gjykata hedh në shitje “Llamkosin”, rreth 500 punëtorë mund të mbesin pa punë
Lexo po ashtu Gjykata hedh në shitje “Llamkosin”, rreth 500 punëtorë mund të mbesin pa punë

“Të premten në ora 13 do të protestojmë para Komunës së Vushtrrisë. Kërkesat tona janë që fabrikës mos t’i ndërrohet destinimi dhe kthimi i punëtorëve në vendet e punës”, ka bërë të ditur ai për Telegrafin.


Alarmon Sindikata: Punëtorët e Llamkosit po vdesin pa i marrë pagat (Video)
Lexo po ashtu Alarmon Sindikata: Punëtorët e Llamkosit po vdesin pa i marrë pagat (Video)

Po ashtu Hasani ka treguar se punëtorëve të Llamkosit, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), u ka mbetur edhe 13 paga borxh.

Gjykata Ekonomike në Prishtinë, para pak ditësh kishte marr vendim që të nxjerr në shitje fabrikën e Llamarinës “Llamkos”, përmes ankandit publik në afat kohor prej 60 ditësh.

Fabrikës së Llamkosit nuk mund t'i ndërrohet destinimi
Lexo po ashtu Fabrikës së Llamkosit nuk mund t'i ndërrohet destinimi

Ndryshe, privatizimi i Fabrikës së ‘Llamkosit’ të Vushtrrisë kishte dështuar dy herë dhe që nga viti 2015 kjo ndërmarrjes ka mbetur në proces të falimentimit. Si pasojë e mos punës edhe borxhet ndaj punëtorëve kanë shkuar duke u rritur. /Telegrafi/