LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 5° clearsky_day

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” protestojnë para Komunës, kërkojnë anulimin e tenderit që falimenton këtë kompani

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” protestojnë para Komunës, kërkojnë anulimin e tenderit që falimenton këtë kompani

Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë protestuar para Komunës së Prishtinës, duke kërkuar ndaljen e falimentimit të kësaj kompanie dhe miratimin e disa kërkesave që, sipas tyre, janë të domosdoshme për sigurimin e vazhdimësisë së operimeve të saj.

Protesta ka ardhur pas premtimeve të bërë nga autoritetet komunale, të cilat nuk janë realizuar ende, duke lënë punëtorët në një pasiguri të vazhdueshme.

Ata theksuan se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të vazhdojnë me protestat dhe nuk do të ndalin aktivitetet e tyre deri në plotësimin e kushteve të kërkuara.


“Kërkesat tona i kemi dorëzuar dhe me shkrim. Na premtuan të premten e kaluar që do të marrim përgjigje, e ende nuk e morëm. Askush nuk del me na tregu se çka do të ndërmarrin për KRM ‘Pastrimi’. Protesta nuk do të ndalet. E ftojmë kryetarin, Përparim Ramën si dhe Bekim Brestovcin, del te sheh kamionin se me çfarë kushtesh punojnë punëtorët e pastrimit.

Protesta nuk do të ndalet…Të hiqet rregullorja ku thuhet se Komuna e Prishtinës të angazhojë kompani të tjera që të i ndihmojnë kompanisë regjionale Pastrimi’ në rast të vështirësive kur paraqiten gjatë operimit. Kjo nënkupton dhe heqjen e tenderit të cilën e ka shpallë komuna për 16 milionë e gjysmë. Operatori i vetëm për grumbullimin e mbeturinave të jetë vetëm KRM ‘Pastrimi’, siç ka qenë gjithmonë. Faturimi të bëhet nga KRM ‘Pastrimi’. Faturimi i klientëve të bëhet nga KRM Pastrimi, bizneset po ashtu”, kanë thënë ata. /Telegrafi/ 

Në trend

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Kalo në kategori