LAJMI I FUNDIT:

Puna mund të gjendet edhe në kohë krize

Puna mund të gjendet edhe në kohë krize

Problemi i madh me të cilin ballafaqohen të papunët sot, në veçanti të rinjtë pa përvojë është si të arrijnë të gjejnë punë në momentin kur shumica e kompanive shikon se si të lëshojë nga puna sa më shumë njerëz.

Detyra duket e pamundshme kur parasysh merret edhe atë që disa persona gjatë jetës së vet kurrë nuk kanë marrë asnjë përvojë pune, kanë dalë nga shkolla dhe fakulteti dhe nuk mund ta fitojnë rastin e parë për tu dëshmuar (vetes dhe tjerëve).

Megjithatë, me qëndrimin e drejt, puna mund të gjendet edhe në kohët e tilla, dhe atë shumë më lehtë se sa duket në moment të parë. Por, për këtë duhen të adaptohen shkathtësi të caktuara për të cilat do të flitet në vazhdim të tekstit

Motivim i brendshëm


Pra se të fillojmë të kërkojmë punë duhemi ta ekzaminojmë thellë veten. Mendoni për këtë pjesë si për thelbin e kërkimit të suksesshëm të punës. Nëse dini çka dëshironi dhe keni vullnet, keni zgjedhur 50 për qind të problemit.

Nëse me të vërtetë keni vullnet, dëshirë, motivim, pasion për diçka, me siguri do ta fitoni rastin për të punuar, sado që ju tingëllon joreale kjo. Punëdhënësit e ndjenjën dëshirën e sinqertë dhe reagojnë pozitivisht në të. Nëse e dini se çka dëshironi të punoni, shkoni në seksionin tjetër. Nëse nuk e dini, vazhdoni.

Tani do të përmendim disa shembuj të cilat do tua vështirësojnë përzgjedhjen e profesionit.

Dembelia – njerëzit shpesh sabotojnë për shkak të frikës dhe nuk kërkojnë punë me të gjithë forcat e veta. Ky problem duhet të njihet dhe të ndryshohen qëndrimet. Mos mendoni se si do tu ndikojë puna në jetë. Shpesh mendojmë që në punën do ta kemi të tmerrshme, mërzitëse, stresuese dhe do të punojmë jashtë orarit. Mënyra e tillë e të menduarit është pikërisht arsyeja pse shfaqet ky problem. Mos mendoni se si do ta keni në punën e ardhshme, kjo thjesht nuk ka kuptim.

Çdo kompani ka atmosferë të ndryshme, çdo punë ka përparësitë dhe të metat e veta. Përpiquni, gjeni çfarëdo pune dhe do ta shihni që supozimet tuaja kryesisht janë të pavërteta. Nëse e vërtetoni që ndiheni keq në atë punë, gjithmonë mund të jepni dorëheqje. Më mirë gjeni punë të re dhe jepni dorëheqje se sa të prisni që të ndodhë puna e përkryer vet prej vetes.

Pavendosmëria – nëse nuk e keni me çka do të ishit marrë, nuk keni motivim të shprehur për ndonjë punë, nuk mund ta shihni askund veten, është vështirë të arrini kërkim kualitativ të punës. Në këtë rast duheni të pajtoheni me atë që disa kompromise duheni t’i bëni. Harroni atë që me ndonjë mrekulli një ditë do ta kuptoni se cili është pasioni juaj i madh.

Në vend të pritjes së mrekullive, ju rekomandojmë të analizoni 4 gjëra:
– në çka jeni të mirë
– çka ju duket interesant
– çfarë shkolle/fakultet keni kryer
– cilët janë kufijtë, përtej cilave nuk dëshironi të kaloni

Kur shihni se cilat gjëra përputhen, ky është drejtimi në të cilin duheni të shkoni. Deri te ky moment duheni të vendosni në cilat fusha do të kërkoni punë!

Plani i kërkimit të punës

Pani i ardhëm në kërkimin e punës nuk është shumë i vështirë. Tani duheni të gjeni kompanitë që mund t’u ofrojnë punën, me të cilën dëshironi të merreni. Për kërkimin e punës nëpërmes njoftimeve të gjithë e dini, prandaj nuk do të flasim shumë për këtë. Gjërat janë shumë të thjeshta, duke shikuar uebfaqet (dhe burimet tjera), të specializuara për reklamat e tilla gjeni ofertat e punëdhënësve, pastaj dërgoni CV-në dhe lutjen tuaj dhe shpresoni që do të fitoni të paktën ndonjë përgjigje.

Kjo është mënyra më efikase e kërkimit të punës, konkurrenca është e madhe, pritjet nga kandidatët në intervistën për punë, zakonisht janë të tepruara (personi i cili ka kryer fakultet dhe kërkon punë duhen të përgjigjet se ku e sheh veten për 10 vjet, dhe nëse thotë qe se din, kjo është katastrofë në sytë e panelit intervistues, të cilët nga kjo shpesh nxjerrin konkluzione të pavërteta) dhe shumë gjëra varen nga fati (të mos përmendim rolin e madh që kanë lidhjet te konkurrimet e tilla për punë, që reduktojnë shansin për të paktën 50 për qind).

Hulumtoni në internet, shëtisni në qytet dhe shikoni, flisni me miqtë dhe familjarët, mblidhni sa më shumë informata dhe bëni një listë të kompanive në të cilat dëshironi të punoni. Ketë listë rregullisht plotësojeni me informata të reja.

AKSION!

Rrëfimi i një personi në pozitën e tillë

“Kur unë kam kërkuar punë, kam filluar si të tjerët, duke dërguar lutje me email kompanive që kanë dhënë reklama. Shpejt kam kuptuar që kjo nuk është edhe aq e dobishme, sepse reklama ka shumë pak, ndërsa konkurrenca është shumë e madhe. Dhe kam filluar të dërgojë edhe lutje të hapura për punë, mendoj që në këtë mënyrë keni shanse për të gjetur punë me CV të shkëlqyer ose fat të madh. Unë kurrë nuk kam fituar përgjigje në bazë të lutjes së hapur.

Taktika tjetër ka qenë të telefonoj kompanitë dhe tua tregoj ofertën time. Kjo është shumë e dobishme, sepse fitoni feedback, çka na ndihmon të përkryejmë teknikat tona të kërkimit të punës. Megjithatë shumë shpejt kam kuptuar mënyrën më të mirë..

Siç na kanë mësuar në shkollë që më së keqi mbahet mend përmes leximit, më mirë mbahet mend përmes fotografive, por edhe më mirë përmes dëgjim it, ndërsa më së miri me kontaktin direkt (shikimin, punën), ashtu kam konkluduar edhe unë se si duhem të vazhdojë kërkimin. Kam veshur këmishën më të mirë, pantallonat më elegante, kam marrë skedarin, e kam mbushur me CV-në dhe jam nisur.”

Intervistimi

Me shkuarjen në kompanitë dhe kontaktin direkt me punëdhënësit e saj vetes ia krijoni shansin më të madh për të fituar punë. Megjithatë, nuk është e mjaftueshme vetëm të shkoni dhe ta lëni CV-në. Me këtë do të arrini efekt shumë të dobët. E nevojshme është të lëni diçka për çka do tu mbajë mend personi me të cilin keni folur. Si do ta arrini këtë gjë? Qëllimi është që punëdhënësi t’i flisni mjaft gjatë që të fillojë të tregojë interesim, sa më gjatë, aq më mirë. Këtë mund ta arrini me ndihëm e gjërave në vijim:

CV-ja – ky është dokumenti i parë që do t’ia jepni personit me të cilin flisni. Lërini të dhënat tuaja kontaktuese në faqen e parë, ashtu që të mund t’i shohë menjëherë. Përveç kësaj, provoni që të spikateni me diçka që do të tërheq vëmendjen në atë faqe të parë sepse ajo është faqja të cilën shumica do ta shikojë gjatë “performances” suaj. Përveç kësaj provoni të përgatisni disa dokumente tjerë si: lutjen (nuk ka nevojë të ketë komplekse, disa fjali për atë se si jeni të motivuar për punë), kopjet e diplomës, të tjerat (nëse keni ndonjë certifikatë tjetër, etj). Sa më shumë letra që keni, do të jeni në gjendje të prezantoheni më gjatë.

Storiet – kjo është definitivisht mënyra më e mirë për lënien e përshtypjes. Nëse keni pasur sukses të nisni ndonjë temë, nuk duhet të jetë e lidhur për punë, kjo është vetëm gjysma e suksesit. Keni thyer akullin, keni kaluar në nivel personal dhe personi nuk do tu shikojë më si komplet të huaj.. Përpiquni të merrni pjesë në bisedë, duke u treguar që jeni person normal (në këtë mënyrë do të keni rastin të lëreni përshtypje të mirë në punëdhënësin).

Pyetjet – nëse nuk arrini të nisni asnjë temë për bisedë të paktën gjithmonë mund t’ia shpjegoni punëdhënësit situatën tuaj dhe ta pyesni për këshillë. I thoni se si me të vërtetë dëshironi të punoni, por nuk e dini se ku të kërkoni rastin, e pyesni nëse mund tua rekomandojë ndonjë kompani tjetër. Përpiquni që biseda juaj të jetë e sinqertë dhe jo thuajse e keni menduar më herët, lëreni pjesën e frustrimeve tuaja, le ta ndjejë personi me të cilin bisedoni.

Fundi – falënderojuni punëdhënësit për kohën e tij dhje shprehni dëshirën që ta telefonuar pas një kohe (varësisht prej asaj se çka keni arritur me bisedë) për ta kontrolluar situatën, dhe kërkoni kartëvizitën me të dhënat kontaktuese.

Faza pas bisedës – tani punëdhënësi ju njeh personalisht dhe mos e lejoni që tu harrojë. Varësisht prej asaj se si ka shkuar biseda, kontaktoni punëdhënësin njëherë në muaj ose çdo disa muaj, dhe kontrolloni nëse ka risi. Kjo është faza në të cilën më së shpeshti do të fitoni ofertën

Mbani mend edhe një këshillë: Mos shkoni kurrë pa asgjë te punëdhënësi, ofroni aftësitë tuaja derisa të mos ofrojë ai diçka, të paktën vetëm këshillë që të vazhdoni ende të kërkoni. Këmbëngulja luan rol të madh dhe shpesh mund të ndikojë në vendimin për tu punësuar apo jo. Sigurisht, kurrë mos e teproni dhe të keni kufi.

Besoni apo jo, shumica e njerëzve do të dëshirojnë t’u ndihmojë, dhe ju pas disa bisedash do ta kuptoni që kjo nuk është gjë e tmerrshme, do të jeni gjithnjë më i suksesshëm në prezantimin tuaj, dhe nëse asgjë nuk bëhet shkoni në aq shumë kompani sa që sipas ligjeve të probabilitetit thjesht do të jetë e pamundshme të mos fitoni punë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Intimitet dhe Pasion
Mund ta zgjidhni pa u nevrikosur? Kjo është një enigmë me nënë e bijë!

Mund ta zgjidhni pa u nevrikosur? Kjo është një enigmë me nënë e bijë!

Stil
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut

Astrologji
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Kalo në kategori