Reparti i Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë kujdeset për pacientët me sëmundje të sistemit respirator.

Gjatë vitit 2025, në 10 shtretër të dedikuar për këtë repart, janë trajtuar 251 pacientë të shtrirë, të cilët kanë marrë përkujdesje profesionale dhe trajtim të vazhdueshëm nga specialistët e pulmologjisë.


Shërbimi ambulantor i Pulmologjisë ka qenë jashtëzakonisht aktiv, me gjithsej 5,254 vizita mjekësore, duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e stafit për të qenë pranë çdo pacienti, në çdo fazë të trajtimit.

Reparti trajton sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, duke filluar nga vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet në kraharor, deri te sëmundjet më komplekse të mushkërive. /Telegrafi/