Pulëbardhat që kanë tmerruar britanikët në qytetet bregdetare, tani po ua marrin akulloret e njerëzve.

Sulmi i fundit ndodhi kur pulëbardhat iu vërsulën një burri që hante akullore prej 3 tre funtesh, ndërsa po ecte përgjatë bregdetit me gruan e tij në Lyme Regis, Dorset.


Ndërsa tentoi të lëpinte akulloren ky burrë, pulëbardha e pangopur shtrëngoi sqepin e saj rreth topit të akullores.

Ndërkaq gruaja e tij e tmerruar me atë që po shihte, mbante dorën mbi akulloren e saj si një akt mbrojtjeje.

Për fatin e burrit, akullorja mbeti në kaush dhe pulëbardha arriti vetëm të kafshonte pak para se të fluturonte. /Telegrafi/

2 4

3 4

4 1